Horoskopi

Horoskopi për datën 5 shtator 2015

Dashi

Nuk do të jetë një ditë e lehtë për ju: humori do t’ju ndryshojë shpesh. Yjet ju këshillojnë që të adaptoni taktikën e indiferencës. Diçka do t’ju bezdisë në raportin privat.

Demi

Diçka që e quanit të përfunduar nuk do t’ju rezultojë kështu, gjithsesi energjitë e përfituara nga disa planetë do t’ju ndihmojnë. Mos i pranoni impostimet e personit të dashur. Silluni me maturi.

Binjakët

Ajo që po prisnit do të vijë. Një takim emocional sekret. Kjo do të jetë një tjetër ditë me fat. Do të jeni krijues dhe tërheqës. Do të përjetoni agimin e një dite të re në çdo kuptim.

Gaforrja

Bëni kujdes, sepse sot mund të lindë një flirt i rrezikshëm ose një lidhje e komplikuar. Ndaj mos u fiksoni duke menduar një person që nuk ju meriton aspak. Thellë-thellë ju e keni kuptuar këtë!

Luani

Dashuri të largëta mund të shfaqen papritmas. Në fakt është dikush që nuk ka reshtur kurrë së dashuruari. Atë mund ta takoni pikërisht sot. Favorizuese edhe detyrat që do t’ju jepen në punë.

Virgjëresha

Mos bëni hapa prapa mbi një vendim që tashmë e keni marrë, që i takon miqësisë. Ju keni të drejtë dhe nëse do ta bëni këtë gjë, personaliteti juaj do të humbë. Do të dëgjoni shumë thashetheme.

Peshorja

Bëni kujdes në dhënien e makinës, mos u shpërqendroni. Do të zhgënjeheni nga përgjigjja që do t’ju japë dikush. Ju nuk e meritoni këtë gjë.

Akrepi

Sot do të jetë një ditë perfekte për t’i bërë kritikë vetes dhe për të zbuluar disa ana karakteri që duhen përmirësuar. Do të ndiheni të lodhur dhe dembelë. Shmangni streset.

Shigjetari

Mos lejoni që xhelozia të fitojë mbi ju. Largojini nga mendja mendimet e kota mbi tradhtinë. Jini më të dashur me partnerin/en. Do të pendoheni nëse do të “hakmerreni”.

Bricjapi

Dashuri diskrete për ata që kanë lindur ditën e enjte. Mund të keni nevojë për maksimumin e përqendrimit dhe të vullnetit për të zgjidhur ndonjë problem të vogël me partnerin.

Ujori

Një situatë që e keni veçanërisht për zemër është e rikuperueshme. Reflektoni dhe jeni të përgjegjshëm. Dikush që nuk e sheh prej shumë kohësh do t’ju gëzojë pa masë.

Peshqit

Kurrë mos thuaj kurrë: ajo që nuk ndodh për mijëra ditë mund të ndodhë në një çast. Por impulsiviteti që do t’ju karakterizojë sot mund të provokojë ndonjë problem.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button