Horoskopi

Horoskopi për datën 8 gusht 2014

horoskopiDashi

Sot dikush mund të përfitojë nga pavendosmëria juaj sidomos në dashuri. Nëse rivali ju lë “fushë betejën”, mos kërkoni të merrni kohë, por shkoni menjëherë të bëni për vete personin që doni.

Demi

Ka ardhur koha që të merrni një vendim mbi punën tuaj. Përpiquni të vlerësoni rreziqet. Një njohje e thellë do të jetë baza e një dashurie solide, por mos harroni që nuk duhet të nxitoheni.

Binjakët

Ju duket se bota po ju shembet nën këmbë, kjo sepse po kaloni disa momente tensioni të mëdha. Sot do të jeni tepër nevrik. Mundohuni të jeni konkret dhe realist sot, nuk do të pendoheni.

Gaforrja

Nëse prisni një kthim duhet të dini se sot është një ditë vendimtare që ju të bëni hapa domethënës. Favorizoni një sqarim i cili mund t’ju çojë te një situatë të lumtur.

Luani

Mos e lejoni veten të “zvarriteni” te disa persona që ju rrethojnë dhe që duan t’ju krijojnë probleme. Vini në lëvizje të gjitha masat e nevojshme për çdo rast. Dedikojini kohë vetes.

Virgjëresha

Mundësi të mira për të lidhur raportet me disa persona që i doni shumë dhe që kanë bërë pjesë një ditë në jetën tuaj. Mërkuri favorizon barazimet. Kushtojini më shumë rëndësi punës.

Peshorja

Sot mos i vini re “gojët e liga”, që me çdo kusht duan t’ju vënë në dritë të keqe. Veçanërisht në punë kini kujdes  që të mos i mëshoni më shumë kritikave. Në dashuri do të ndiheni të qetë.

Akrepi

Insistoni për një punë të re, sepse së shpejti do të mblidhni fytet e merituara. Nëse mendoni se ju është krijuar një lojë, parandaloni lëvizjet e të tjerëve. Nuk do të jetë e vështirë për ju.

Shigjetari

Kërkoni një sqarim për një çështje shumë delikate në dashuri. Mos merrni vendime të nxituara. Nëse duhet të sakrifikoni diçka bëjeni me gjithë krenari. Mundohuni të jeni të qetë.

Bricjapi

Qetësi dhe harmoni në familje. Udhëtime të favorshme. Ndërkohë sigurohuni që të tjerët mos të vihen në dijeni të shqetësimeve tuaja dhe që mos t’ju kritikojnë për ankesat që keni.

Ujori

Bëni kujdes duke mos e lini veten të magjepset nga lajkatarët e profesionit!Mos nënvlerësoni një çështje që mund të jetë më e rëndë nga ajo që mendoni. Jini të kujdesshëm në gjithçka do të bëni sot.

Peshqit

Nëse keni lindur ditën e mërkurë, sot është dita ideale për të marrë dhurata, por nëse keni lindur të enjten një dashuri e re mund të shfaqet së shpejti në jetën tuaj. Shmangni nxitimin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button