Horoskopi

Horoskopi për datën 8 qershor 2015

Dashi

Personave që janë vetëm mund t’ju ndodhë diçka speciale, një takim që lidh pasionin dhe romanticitetin. Por e sotmja do të jetë e bukur edhe për personat që gëzojnë një marrëdhënie në çift.

Demi

Nuk mund ta mbani dashurinë me forcë: lëreni që t’i zbulojë vetë gjërat deri në fund dhe mësohuni që të flisni edhe duke heshtur. Një shëtitje në vetmi do t’ju bënte shumë mirë.

Binjakët

Momentet që do të përjetoni sot do të jenë të paharrueshme për ju. Yjet e thonë më së miri këtë gjë. Mbyllni sa më shumë punë të mundni si për të gjithë familjen, ashtu edhe për fëmijët.

Gaforrja

Duhet të sistemoni me patjetër shumë çështje që i keni lënë ende pezull. Në punë, shoqëri, në shtëpi ashtu edhe në zemrën tuaj. Përpiquni të “mbijetoni” derisa Mërkuri të futet në shenjën tuaj.

Luani

Mbajeni dashurinë si një bimë në vazo dhe jo vetëm kaq: duhet ta kuroni si një lule të rrallë. Në punë është mirë që të mos hapni debate të kota.

Virgjëresha

Keni marrë më pak nga se ishte e mundur të merrnit, prej ambientit ose të disa personave. Tashmë duhet të provokoni të reja. Hëna insiston mbi punën. Dashuria do t’ju befasojë.

Peshorja

Goditje e madhe në çështjet që kanë të bëjnë me bizneset! Nuk do të mund t’i ktheni më mbrapsht situatat, ndaj mendoni qetësisht për zgjidhjet e momentit. Disa do të dashurohen me shikim të parë.

Akrepi

Pasditen mund ta shfrytëzoni për të bërë një udhëtim të shkurtër, në kërkim të vendit ku mund të kaloni pushimet e kësaj vere. Në familje është më mirë që të mos flisni për çështjen e parave.

Shigjetari

Suksesi duket se do të jetë shumë pranë jush sot, por ju duhet të mbani një ekuilibër të mirë me botën që ju rrethon për ta gëzuar atë. Disave do t’ju ndodhin spostime të papritura me punën ose me shtëpinë.

Bricjapi

Shfrytëzoni ndonjë rast për të sistemuar problemet ekzistuese në drejtim të bashkëpunimeve apo të punëve private. Ditët e këtij muaji do t’i keni pak të lodhshme, por muaji tjetër do të jetë në favorin tuaj.

Ujori

Është i/e bekuar ai/ajo që dashurohet nga ju: jeni në gjendje që t’i jepni një mbrojtje dhe siguri të madhe shpirtërore, por edhe sensuale. Më në fund do të merrni një shenjë për të jetuar pa paragjykime.

Peshqit

Shmangni sforcimet fizike derisa Marsi të arrijë te Gaforrja. Mos harroni se “ilaçi” i cili i shëron të gjitha në ju është durimi. Lajme ose telefonata pozitive.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button