Hotelet e paguara nga Zoto/ Dy prokurorët e SPAK nuk e thirrën kurrë në pyetje Arben Ahmetajn
“Ndjekja e procedurave të marrjes me koncension të Inceneratorit të Elbasanit nga finacimi me Partneritetin Publik Privat i është ngarkuar për ndjekje Ministrit të zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Z. Arben Ahmetaj dhe Ministrit të Mjedisit Z. Lefter Koka. Të dy ministrat kanë që të pranishëm vet apo përfaqësuesit e tyre në të gjitha procedurat e ndjekura për këtë koncension. Me shkresë Nr. 7975 /1 Prot datë 14.11.2014 Z. Arben Ahmetaj shprehet parimisht dakort për Mendim për projektvendimin “Për përcaktimin e Autoritetit Kontraktues, përkatësisht Ministrinë e Mjedisit, për dhënien me Koncesion PPP të ndërtimit të Impiantit të Trajtimit të Mbetjeve urbane të Qarkut Elbasan, për prodhimin e Energjisë Elektrike”-thuhet në kallëzim.
Ky është dhe dokumenti, mbi të cilën mban firmën Ahmetaj për miratimin e dhënies se koncesionit te inceneratorit të Elbasanit.
Dy prokuroret Ened Nakuci dhe Klodian Braho, nuk e morën kurrë ne pyetje Ahmetajn për të dhënë sqarime lidhur me firmën e tij për procedurat e dhënies së koncesionit të inceneratorite të Elbasanit.
“Ndërkaq i pandehuri Lefter Koka është nën hetim për veprimet e konsideruara nga dy të kallëzuarit si në Kundërshtim me ligjin me masë sigurimi arrest me burg, për të njëjtat veprime Ministri Arben Ahmetaj nuk është thirrur as si deklarues që ka dijeni në ngjarjen e jo më si person nën Hetim”-thuhet më tej.
Por kjo është vetëm një pjesë. Skandali thellohet pas kallëzimit të gazetarit Adriatik Doçi. Dy prokurorët e SPAK në kompjuterin e sekuestruar te Klodian Zotos, dhe pas ekspertimit që ata kanë kryer vetë në datë 03.03.2022, kanë parë e-mailet mes të cilave ishin dhe faturat e paguara të hoteleve për Arben Ahmetajn. Ekzistojne dyshimet qe dy prokuroret Klodian Braho dhe Ened Nakuci kanë devijuar hetimet duke mos marrë në pyetje Ahmetjan për të dhënë sqarime për këto fatura të paguara nga Zoto, para dhe pas dhënies se koncesionit te Elbasanit.
“Në mënyrë të qëllimshme për interesa të tyre dhe aspak për interes të një hetimi të plotë të gjithanshëm dhe transparent, të dy të kallëzuarit, meqenëse nuk bënë pjesë të provave të dosjes hetimore Ministrin Arben Ahmetaj, te materialet që janë gjetur në kompjuterin e shtetasit Klodian Zoto, bënë publike madje dhe pa hezituar fare materiale që i përkisnin hetimit”– citohet nga kallëzimi.
Për këtë arsye, tre të akuzuarit, dy prokurorët dhe ish-Ministri Ahmetaj akuzohen sipas kallëzimit, se kanë shpërdoruar detyrën dhe devijuar hetimet. Për ta kërkohet arrest me burg në kallëzim dhe bllokimin e menjëhershëm të gjithë dokumentacionit dhe praktikës që ndodhet pranë Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.