Kosova
Hoti i nis takimet në Bruksel, flet për vizat e dialogun me europarlamentarin McAllister
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka nisur takimet në Bruksel, raporton Gazeta Express. Në një shkrim në Facebook, Hoti ka bërë të ditur se është takuar me David McAllister, kryesues i Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian.
Kryeministri ka bërë të ditur se bashkë kanë biseduar për procesin e liberalizimit të vizave dhe rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian.
“Po ashtu biseduam edhe për procesin e dialogut dhe zhvillimet e fundit politike, me ç’rast kam shprehur vendosmërinë e Republikës së Kosovës në orientimin e saj properëndimor”, ka shkruar kryeministri.