🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,942 ▲ +0.7% ETH $2,246 ▲ +0.96% XRP $1.1686 ▼ -0.69% SOL $90.0400 ▼ -0.01%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Politika

Hoxha pret delegacionin suedez: Të forcojmë partneritetin strategjik drejt një Europe më të bashkuar

Këtë të mërkurë, më 13 maj, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka pritur në një takim delegacionin e Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Suedez, të udhëhequr nga Morgan Johansson.

Në një postim në rrjetet sociale, ministri Hoxha shprehet se ka patur një “diskutim konstruktiv”, ku ka shprehur vlerësimin e tij të sinqertë mbi mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, si dhe për kontributin e vlefshëm që Suedia ka dhënë gjatë viteve në zhvillimin demokratik, institucional dhe socio-ekonomik të Shqipërisë.

“Shkëmbyem mendime mbi progresin e Shqipërisë në negociatat e anëtarësimit në BE, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së momentumit të reformave dhe avancimit të mëtejshëm në prioritetet kryesore që lidhen me sundimin e ligjit, institucionet demokratike dhe qeverisjen e mirë. Diskutuam gjithashtu nevojën për t’u përballur me sfidat e përbashkëta rajonale dhe globale përmes koordinimit, dialogut dhe bashkëpunimit më të ngushtë midis partnerëve dhe aleatëve.”, shton më tej ai.

Ministri Hoxha shprehet se gjithashtu gjatë këtij takimi, ai nënvizoi angazhimin e fortë të Shqipërisë për të forcuar më tej marrëdhëniet tona të shkëlqyera dypalëshe me Suedinë, duke thelluar bashkëpunimin parlamentar dhe duke zgjeruar bashkëpunimin në të gjitha fushat me rëndësi të përbashkët strategjike.

“Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin e Suedisë dhe presim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë në mbështetje të një Evrope më të fortë, më të bashkuar dhe me vizion.”, shton ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.