Kosova
Hoxhaj: Rastin e arrestimit të Thaqit në Serbi do ta shtrojmë në çdo qendër ndërkombëtare
Institucionet e Kosovës po bëjnë të pamundurën për lirimin e drejtorit të policisë rajonale në Mitrovicë, Nehat Thaqi, i cili po mbahet në paraburgim nga autoritetet e Serbisë.
Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, thotë se ka një komunikim direkt me autoritetet në Beograd dhe me partnerët ndërkombëtarë në këtë drejtim.
Hoxhaj ka thënë për transmetuesin publik se vendosja e masës së paraburgimit është përndjekje politike, dhe si e tillë është e papranueshme.
Ministri Hoxhaj bëri të ditur se rasti i arrestimit të Nehat Thaqit do të shtrohet edhe në dialogun në Bruksel, dhe në çdo qendër ndërkombëtare.