Humb jetën Aldison Beluli, një javë pas vrasjes së Ariela Muratit
E diela e shkuar do të sihte një ditë horrori në Tiranë, ku në orët e drekës Aldison Beluli do t’i merrte jetën Ariela Muratit e më pas do të qëllonte veten me plumb në kokë.
E si për një “koinçidencë”, po të dielën, një javë më pas, vetë vrasësi 23 vjeçar ka dhënë shpirt në spitalin e traumës.
Aldison Belulaj ka humbur jetën këtë mbrëmje në spitalin e Traumës në Tiranë. Doktorët nuk kanë mundur dot ta mbajnë më gjallë të riun, i cili pas vrasjes qëlloi veten me plumb në kokë. 23 vjeçari mbahej i gjallë përmes aparaturave në repartin e reanimacionit. Pavarësisht përpjekjeve të mjeëve, truri i Aldos kishte marrë dëmtime të konsiderueshme dhe shpresat për të ishin të pakta.
Historia e një dashurie vrastare
Aldison Beluli ishte njohur në kohën e gjimnazit me Arielën dhe për disa vite ata kanë qenë të lidhur. Ndarja mes të rinjva kishte nodhdur vitin e shkuar, por teksa për Arielën gjithçka kishte mbaruar, për Aldison Belulin një fakt i tillë nuk pranohej. I riu prej muajsh e përndiqte 21 vjeçaren dhe kërkonte që të fejohej me të. Madje 23 vjeçari kishte shkuar dhe në shtëpinë e Arielës për të kërkuar dorën e vajzës, por ishte refuzuar.
Të dielën e shkuar, Ariela së bashku me motrën dhe një kushërirën e saj ndalohen në rrugë nga Aldisoni. I riu kërkonte të njëjtën gjë, dhe pas një sherri, Aldisoni ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar mbi Arielën.
Dritëhijet e një krimi që qëndronte në “prapaskenë”
Krimi që ndodhi fiks një javë më parë dhe që i mori jetën 21 vjeçares ishte në njëfarë mënyrë “në prapaskenë”, pasi familjarët dhe vetë Ariela e dinin se i riu nuk do të hiqte dorë nga dashuria apo osbesioni i tij për të renë.
Në këtë konkluzion të çojnë një sërë të dhënash të dala në media ditët e fundit, si ajo e mesazheve të vetë Arielës, e cila i pohonte një miku të saj se Aldisoni e kishte goditur njëherë me një tullë në kokë. Apo fakti tjetër se vetë 21 vjeçarja kishte kërkuar ndihmën e një efektivit policie në Tiranë, i njohuri i saj.
Por nga ana tjetër ngjarja sërish mban të fshehur shumë çështje, siç është dhe misteri i pistoletës me të cilën Aldison Beluli vrau Arielën. 23 vjeçari e qëllloi disa herë me plumba, e njëri nga to shkoi në kokën e Arielës, duke i marrë jetën në vend. Ku e gjeti pistoletën 23 vjeçari? Kjo është një pyetje që nuk ka marrë ende përgjigje.