☁️
Tiranë 10°C · Vranët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,956 ▲ +0.45% ETH $2,055 ▼ -0.17% XRP $1.3174 ▼ -0.14% SOL $80.2400 ▲ +1.13%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Te ndryshme

Humbja e telefonit, po aq stresuese sa sulmi terrorist

Frika e humbjes së telefonit inteligjent i streson njerëzit po aq sa frika e një sulmi terrorist, tregon një studim i ri.

Më shumë se 200 njerëz u përfshinë në raportin e ‘The Physiological Society’, ku renditën disa nga situatat jetësore që i mendonin si më stresuese.

Situata të tilla si vdekja e një të afërmi ose prekja nga një sëmundje e rëndë u renditën të parat. Por, nuk munguan as shqetësime të përditshme, të kohërave moderne, si vjedhja e kartës së identitetit, vonesat apo planifikimi i pushimeve.

Frika për atak në zemër renditej e 13-ta në listë si një nga ngjarjet më stresuese, vetëm një numër sipër humbjes së telefonit, si dhe planifikimit të dasmës, ose ndërrimit të shtëpisë.

Rezultatet treguan gjithashtu se gratë raportuan nivele më të larta të stresit krahasuar me meshkujt, sidomos nga humbja e një njeriu të dashur, sëmundjet dhe humbja telefonit inteligjent.

Dr. Lucy Donaldson, kryetar i ‘The Physiological Society’s Policy Committee’, thotë: “Bota moderne sjell strese që as nuk do t’i kishim imagjinuar 50 vite më parë, si mediat sociale apo telefonat inteligjentë.

Edhe pse shumë njerëz janë të shqetësuar për ndikimin e stresit në shëndetin mendor, është gjithashtu e rëndësishme të merret në konsideratë ndikimi i tij në trup.

“Truri, sistemi nervor dhe hormonal reagojnë ndaj stresit dhe prekin zemrën, sistemin imunitar dhe atë gastrointestinal. Nëse gjendja stresuese zgjat, këto efekte në të gjithë trupin mund të rezultojnë në sëmundje si ulcera ose rritja e rrezikut për atak në zemër”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.