☁️
Tiranë 14°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,510 ▼1.24%
DOW 46,031 ▼0.86%
NASDAQ 21,563 ▼1.67%
NAFTA 94.94 ▲5.12%
ARI 4,390 ▼3.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $68,994 ▼ -2.93% ETH $2,066 ▼ -4.72% XRP $1.3614 ▼ -3.87% SOL $87.2100 ▼ -5.29%
S&P 500 6,510 ▼1.24 % DOW 46,031 ▼0.86 % NASDAQ 21,563 ▼1.67 % NAFTA 94.94 ▲5.12 % ARI 4,390 ▼3.57 % S&P 500 6,510 ▼1.24 % DOW 46,031 ▼0.86 % NASDAQ 21,563 ▼1.67 % NAFTA 94.94 ▲5.12 % ARI 4,390 ▼3.57 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Hyn në fuqi marrëveshja me investitorët për stacionet e plazhit, rregullat e reja për administrimin e tyre

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për modelin tip të marrëveshjes që do të lidhet mes Agjencisë Kombëtare të Bregdetit dhe investitorëve strategjikë për përdorimin e brigjeve të deteve, liqeneve dhe lumenjve si stacione plazhi.

Përmes kësaj marrëveshjeje synohet administrimi më i rregullt i hapësirave publike bregdetare dhe garantimi i sigurisë për pushuesit.

Modeli tip përcakton rolet e tri palëve që përfshihen në këtë proces: Agjencinë Kombëtare të Bregdetit si dhënëse të së drejtës së përdorimit, investitorin strategjik si përdorues dhe njësinë e vetëqeverisjes vendore, si përfituese të të ardhurave nga tarifa. Në marrëveshje parashikohet që hapësira e plazhit jepet për ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të plazhit, sipas sipërfaqes, koordinatave dhe hartës së miratuar nga Komiteti i Investimeve Strategjike

Tarifa për përdorimin e hapësirës përcaktohet nga Këshilli Bashkiak përkatës dhe indeksohet çdo vit në bazë të normës së inflacionit, sipas inflacioni zyrtar të INSTAT. Fatura për pagesën e tarifës i dërgohet përdoruesit brenda muajit tetor të çdo viti dhe pagesa duhet të kryhet brenda 30 ditëve nga marrja e saj, ndërsa në rast vonese aplikohen kamatëvonesa.

Nga ana tjetër, përdoruesi i stacionit të plazhit ka të drejtë të shfrytëzojë hapësirën e marrë në përdorim për të gjithë periudhën e kontratës dhe të kryejë investimet e nevojshme për infrastrukturën mbështetëse, pasi të pajiset me lejet përkatëse. Ai ka gjithashtu të drejtë të lidhë kontrata me nënkontraktorë për ofrimin e shërbimeve.

Megjithatë, përdoruesi duhet të respektojë një sërë detyrimesh të përcaktuara në marrëveshje, ndër të cilat përfshihet përdorimi i hapësirës vetëm për qëllimin e përcaktuar, respektimi i standardeve të sigurisë dhe higjienës, si dhe bashkëpunimi me autoritetet publike për çdo kontroll apo inspektim. Stacionet e plazhit duhet të kenë të punësuar vrojtues plazhi gjatë gjithë sezonit turistik.

Ndërkohë, prashikohen masa ndëshkuese për shkeljet e rregullave. Ushtrimi i aktivitetit jashtë sipërfaqes së përcaktuar në kontratë dënohet me gjobë 150 mijë lekë, ndërsa mosafishimi i kërkesave të sigurisë dënohet me gjobë 50 mijë lekë. Mosmirëmbajtja ose ndotja e hapësirës së plazhit, shkelja e kushteve të higjienës apo mosrespektimi i standardeve të sigurisë dënohen me gjoba deri në 200 mijë lekë. Mungesa e vrojtuesit të plazhit dënohet po ashtu me gjobë 200 mijë lekë dhe në rast përsëritjeje masa financiare dyfishohet. Të ardhurat nga këto gjoba kalojnë 100% në buxhetin e shtetit.

Marrëveshja për përdorimin e brigjeve të deteve përfundon me skadimin e afatit të përcaktuar në kontratë, por ajo mund të zgjidhet edhe më herët në rast marrëveshjeje mes palëve, në rast force madhore që e bën të pamundur zhvillimin e aktivitetit, ose kur përdoruesi nuk përmbush detyrimet e tij kontraktore.

Kjo marrëveshje synon të rrisë standardet e menaxhimit të plazheve në vend, të garantojë sigurinë e pushuesve dhe të vendosë rregulla të qarta për menaxhimin e plazheve dhe të rrisë standardet e sigurisë dhe cilësisë së shërbimeve turistike në vend.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.