☁️
Tiranë 7°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 102.38 ▼0.49%
ARI 4,594 ▲0.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,681 ▲ +0.82% ETH $2,065 ▲ +1.47% XRP $1.3265 ▼ -1.87% SOL $83.4200 ▲ +0.2%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 102.38 ▼0.49 % ARI 4,594 ▲0.81 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 102.38 ▼0.49 % ARI 4,594 ▲0.81 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kronika

“I dua të vdekur”, vëllezërit Beqiraj: Punonjësi i burgut na dha 3500 €‎ paradhënie. Bejko: Nuk kam porositur vrasje, paratë ua dhashë borxh

Nga dëshmia e vëllezërve  Gentjan Beqiraj dhe Indrit Beqiraj të arrestuar dy ditë ë parë në Durrës, është zbërthyer edhe një tjetër attentat, që ishte planifikuar të kryhej ditët e ardhshme.
Bëret me dije nga burime te brëndeshme se po planifikohej vrasja e dy personave, njëri i liruar pak kohë më parë nga burgu, ku vuajti dënimin për trafik të 100 kilogramëve kanabis. Sipas dëshmisë së tyre, vrasjen e tyre e kishte kërkuar punonjësi i burgjeve Flamur Bejko duke u dhënë 3500 euro paradhënie.
Vëllezërit Beqiraj tregojnë se Bejko, u ka thënë se i do të dy personat e vdekur pasi kanë pasur një konflikt në një lokal dhe ata kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij, e për këtë arsye nuk ua falte. Vëllezërit treguan se vrasja e tyre ishte parashikuar të bëhej me eksploziv.
Polici i burgjeve, i marrë në pyetje, ka mohuar t’i ketë dhënë porosi për vrasje dhe ka treguar se paratë ua ka dhënë në formë borxhi.

Si ndodhi arrestimi i vëllezërve Beqiraj?

Vëllezërit Beqiraj u përplasën me njerëz Aleksandër Lahos të njohur si Rrumi i Shijakut pasi këta të fundit dyshonin se vëllezërit po i gjurmonin për të krijuar kushte për vrasjen e të fortit të Shijakut. Dyshohet se gjatë të dielës ata i zunë në befasi dhe pasi i përplasën me makine morën peng për disa minuta Indrit Beqirajn.

Pengmarrja disa minutëshe e Indrit Beqirajt në Durrës gjatë të dielës pas një aksidenti automobilistik ishte çelësi që i erdhi në dorë policisë për të zbërthyer rrjetin e vrasësve me pagesë që vepronin si grup i strukturuar kriminal që prej vitit 2021.

Kush janë të arrestuarit e operacionit ‘Porositësi’?

Gentjan Beqiraj
Indrit Beqiraj
Flamur Bejko
Pellumb Hoxha
Idajet Hoxha
Armand Dalipi (Daka)
Fatjon Myrta
Blerim Elezi
Gentian Sheshi
Kujtim Deliallisi
Albano Hajdari
Fatjon Hajdari
Armando Lama
Altin Celami

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.