🌤️
Tiranë 9°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,907 ▼ -0.05% ETH $2,052 ▼ -0.3% XRP $1.3170 ▼ -0.29% SOL $80.2600 ▲ +1.62%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Politika

“I kemi shumë mirë 3 rezultatet e kësaj lufte”/ Masat e marra, strategjia e luftës dhe taktika e veprimeve na sollën deri këtu

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se falë strategjisë së ndjekur për frenimin e përhapjes së COVID-19, Shqipëria rezulton si vendi me numrin më të ulët të të vdekurve për 1 milion banorë në rajon, por edhe në Europë.

“Ndërkohë që ne po hapemi, shqetësues është fakti që flitet pa lidhje, duket sikur flitet nga hëna, ku mirë nuk do të besosh qeverinë apo nuk do të shohësh kryeministrin, por mjafton të shikosh se ç’bëhet në botë“, tha Kryeministri Edi Rama gjatë një video mesazhi që përcolli mbrëmjen e sotme.

Këto qëndrime, tha kryeministri, janë pa lidhje nëse iu referohemi rezultateve që kemi arritur.

“Jemi vendi me numrin më të ulët të vdekjeve për 1 milion banorë në rajonin tonë, madje edhe në Europë, vendi me numrin më të ulët të shtretërve të zënë në spitalet COVID, si dhe vendi me numrin më të ulët të përdorimit të respiratorëve”, deklaroi Kryeministri.

Ai apeloi qytetarët që të “mos luajnë me zjarrin që mund t’ju djegë ju, njerëzit tuaj më të dashur dhe vetë Shqipërinë, siç dogji e po djeg nga ato vende të cilët janë pakrahasimisht më të forta se ne”.

Kreu i qeverisë, tha se këto rezultate lidhen me gjithçka kemi bërë deri tani.

“Masat që kemi marrë, hapat që kemi hedhur deri tani, në kohën e duhur dhe gjatësinë e duhur, pa shkelur në asnjë moment në asnjë dërrasë të kalbur, strategjia e kësaj lufte dhe taktika e veprimeve të çdo jave që kemi ndërmarrë, na kanë sjellë deri këtu. Falë edhe shumicës dërrmuese të njerëzve të këtij vendi që e kanë mbështetur plotësisht strategjinë me sjelljen e tyre super të përgjegjshme e qytetare”, deklaroi Kryeministri.

“Nëse i kemi mirë këto tre rezultate, kjo s’duhet të na bëjë të harrojmë se “armiku i padukshëm nuk ka ikur. Virusi është këtu, është rrotull nesh”, u shpreh Rama.

Deri kur të dalë vaksina, vuri në dukje Kryeministri, ky virus do të jetë vërdallë dhe ne duhet të ndryshojmë të gjithë, pa përjashtim qasje, sjellje, mënyrë të menduari e të organizuari të jetës sonë të përditshme.

“Harrojeni se më pëlqen e më vjen për mbarë t’ju tregoj kufijtë e lëvizjes, t’ju informoj se ndaloheni të lëvizni, t’ju flas përditë e përditë për pse-ne e gjithë këtij deformimi të lirive e të të drejtave tuaja. Përkundrazi, jam në periudhën më të vështirë të jetës sime politike dhe përballë vendimeve më të vështira që duhet të marr”, u shpreh Rama.

Shumëkujt ndër ju, vijoi ai, i duket se të qeverisësh është të jetosh rehat e të pasurohesh. “Por jo, aspak, të qeverisësh është të rrish pa gjumë e siç thoshte Fransua Miterani, të jesh vetëm në majë, ku fryjnë erërat nga të gjitha anët. Nuk po ju qahem, e kam nder e pasion këtë punë, po aq gabim jeni sa ju siguroj që nëse do më thoshin ik sot nga kjo zyrë e mos u merr më kurrë me politikë, sepse kjo e zhduk COVID-in nesër, sot do ju thosha me lumturinë më të madhe po iki”, tha Kryeministri.

Rama tha se po bënte më të mirën, kjo falë edhe një skuadre që është shumë e angazhuar.

“Unë po bëj më të mirën time dhe falë një skuadre që shajeni sat ë doni po bën më të mirën e vet, sot Shqipëria ka bërë më të mirën e mundshme në këtë luftë! Ju lutem të mos e bëjmë si lopa, tani që po hapemi, nëse ju nuk vazhdoni të jeni roje të vetes e të familjes, unë nuk do mundem t’ju mbroj dot me jetën e shëndetin si deri sot”, tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.