☁️
Tiranë 6°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 101.68 ▼1.17%
ARI 4,641 ▲1.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $68,028 ▲ +2.03% ETH $2,076 ▲ +3.21% XRP $1.3400 ▼ -0.11% SOL $83.9100 ▲ +1.37%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 101.68 ▼1.17 % ARI 4,641 ▲1.83 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 101.68 ▼1.17 % ARI 4,641 ▲1.83 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kronika

I ndërprenë aktivitetin e biznesit/ Shehaj: Gjykata vendosi në favor të Ramës, beteja ligjore do vazhdojë deri në Strasburg

Gjykata Administrave ka rrëzuar kërkesën e deputetit Agron Shehaj, lidhur me shfuqizimin e aktit të ndërmarrë nga policia për bllokimin e pallatit gjashtë katësh në Tiranë i cili dyshohet se është pa leje, pallat në të cilin deputeti demokrat zhvillonte aktivitet biznesi në njërën nga zyrat e kësaj godine.
Pas këtij vendimi të gjykatës, ka reaguar deputeti Agron Shehaj, i cili ka deklaruar se Gjykata ka vendosur në favor të Ramës dhe se kjo betejë ligjore do të vazhdojë deri në Strasburg.
Me anë të një postimi në “Facebook”, ai është shprehur se nuk do të tërhiqet e nuk do të bjerë pre e shantazhimeve dhe sipas tij gjyqi i sotëm ishte thjeshtë një farsë e Ramës ku Policia fitoi pa paraqitur asnjë provë, urdhër apo akt para gjykatës.

Beteja ligjore do vazhdojë deri në Strasburg. Jam i bindur se në fund do ketë drejtësi. Beteja politike, me fakte dhe prova të vjedhjeve të kryeministrit dhe ministrave në dëm të popullit më të varfër në Europë nuk ndalet. Unë nuk shantazhohem dhe nuk tërhiqem!”– u shpreh Shehaj. Ditët e fundit ka pasur një “lumë” replikash mes kryeministrit Rama dhe deputetit demokrat.

Rama iu drejtua Shehajt me termin “Ballist i foltores”, duke i thënë se ai nuk njeh ligjin, pasi duhet ta dinte që nuk bëhet biznes në një pallat që s’ka leje shfrytëzimi! Ai i quajti zakon ballistash ‘fshehjet në kotece e futjet në pallate pa leje” të Shehajt.

Nga ana tjetër Shehaj ka deklaruar se Rama do që t’i bëjë pis figurën me shpifje e të fshehë aferën me firmën e tij në shpalljen e Xhaçkës investitore strategjike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.