🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,458 ▼ -3.47% ETH $2,006 ▼ -3.04% XRP $1.3373 ▼ -1.86% SOL $83.4100 ▼ -3.15%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Kronika

I vendosën tritol në derën e banesës gruas në Tiranë

Disa ditë më parë, një shtetase në Tiranë iu vendos tritol në derën e jashtme të banesës. Mëosohet se shkak janë bërë motivet e pronësisë. Si pasojë, këtë të shtunë janë identifikuar dhe arrestuar dy autorët e dyshuar, Alban Danga dhe Azemvllasi Elezi.

Sakaq, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan veshjet të cilat autorët e dyshuar kanë përdorur gjatë krimit.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “The labyrinth”, nga Komisariati i Policisë Nr. 2.

I vendosën lëndë djegëse, për motive pronësie, një shtetaseje, identifikohen dhe vihen në pranga dy autorët e dyshuar.

Njëri prej tyre, autor i dyshuar i një ngjarje me natyrë të njëjtë kriminale, ku në rrugën “Sali Butka”, u vendos një sasi lënde plasëse në një lokal.

Sekuestrohen veshjet të cilat autorët e dyshuar kanë përdorur gjatë krimit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas kallëzimit të marrë nga një shtetase se persona të paidentifikuar, kishin vendosur lëndë djegëse në derën e jashte të banesës së saj dhe e kishin djegur atë, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar, dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “The labyrinth”.

Si rezultat i tij u bë ndalimi i shtetasve 34 vjeç, banues në Vorë, dhe 33 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 12.12.2023, për motive pronësie, kanë vendosur lëndë djegëse në derën e banesës së shtetases dhe e kanë djegur atë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi është autor i dyshuar i ngjarjes së ndodhur më datë 28.11.2023, ku në rrugën “Sali Butka”, është vendosur sasi lënde plasëse.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan veshjet të cilat autorët e dyshuar kanë përdorur gjatë krimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.