Bota

“I vramë fëmijët, po tani cfarë të bëjmë?”

Pasi masakruan 138 fëmijë në një shkollë në Pesheëar të Pakistanit, talebanët nuk kanë ditur si të veprojnë më tej.

taeban6“I vramë të gjithë fëmijët, çfarë të bëjmë tani”, pyetën me radiomarrëse komandantët e tyre talebanët e armatosur.

Gjashtë persona të armatosur sulmuan shkollën, duke vrarë 132 fëmijë. Për rreth 7 orë ata komunikuan me komandantët e tyre dhe më veshën bombat vetëvrasëse. Mësohet se i gjithë sulmi ishte organizuar nga 15 komandantë të talibanëve. Policia pakistaneze ka nisur kërkimin për kapjen e komandantëve të cilët besohet se kanë dhënë udhëzim minutë pas minute mbi masakrën që bënë në shkollë.

Kryeministri pakistanez tha se ka shfuqizuar moratoriumin, që ndalonte dënimet me vdekje për terrorizëm.

Urdhrin për këtë sulm barbar e ka dhënë lideri taliban Maulana Fazlullah, i njohur për shpërthimet e tij në radio.

Për këtë arsye ai njihet edhe si Radio Mullah.

Ndërkaq prindërit e fëmijëve të vrarë janë ende duke punuar për identifikimin e trupave, shumë prej të cilëve iu ishte ndarë trupi nga koka për shkak të bombave që shprëthyen nëpër klasa.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button