Bota
Identifikohet vrasësi i gazetarëve James Foley dhe Steven Sotloff
Vrasësi i gazetarëve amerikanë James Foley dhe Steven Sotloff, ekzekutimet e të cilëve u kryen nga xhihadistët e Shtetit Islamik, u identifikua, njoftoi sot drejtori i FBI-së, James Comey.
“E identifikuam”, deklaroi shefi i policisë amerikane federale para shtypit, si përgjigje ndaj pyetjes mbi identitetin e vrasësit që fliste me theks britanik dhe që fytyra e të cilit ishte e mbuluar në videot e këtyre vrasjeve.
Comey refuzoi të japë informacione mbi identitetin apo kombësinë e ekzekutuesit të Foley dhe Sotloff.
Organizata ISIS kishte marrë përsipër ekzekutimin më 19 gusht të gazetarit amerikan James Foley dhe më 3 shtator atë të bashkatdhetarit të tij Steven Sotloff, që ishte rrëmbyer në Sir