Tiranë 23°C · Pjesërisht vranët 14 April 2026
S&P 500 6,921 ▲0.5%
DOW 48,357 ▲0.29%
NASDAQ 23,425 ▲1.04%
NAFTA 95.38 ▼3.73%
ARI 4,817 ▲1.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $75,168 ▲ +5.03% ETH $2,389 ▲ +8.17% XRP $1.3869 ▲ +3.58% SOL $86.8900 ▲ +4.12%
S&P 500 6,921 ▲0.5 % DOW 48,357 ▲0.29 % NASDAQ 23,425 ▲1.04 % NAFTA 95.38 ▼3.73 % ARI 4,817 ▲1.03 % S&P 500 6,921 ▲0.5 % DOW 48,357 ▲0.29 % NASDAQ 23,425 ▲1.04 % NAFTA 95.38 ▼3.73 % ARI 4,817 ▲1.03 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
14 Apr 2026
Breaking
Parlamentare

Idrizi: Ministria e Jashtme të reagojë për çështjen çame

Shpëtim Idrizi ka rikthyer sërish në Kuvend çështjen çame, referuar një konference shkencore të bërë së fundmi nga ministria e Jashtme greke.

Kreu i PDIU-së kërkoi që shteti shqiptar të jetë në lartësinë e duhur, pasi Greqia krahas argumenteve ligjore po përgatitet dhe për argumente logjike duke krijuar konferenca të tilla.

“Nga kjo konferencë kanë dalë disa përfundimet që nuk mund t’i anashkalojmë. Së pari, shteti grek jo vetëm që e di çështjen çame po po merr gjithë masat të ketë argumentet ligjore dhe historiëk të saj. Shteti shqiptar nuk është në lartësinë e duhur, nuk ka ndonjë konferencë shkencore nga ministria e Jashtme shqiptare për çështjen çame për të krijuar dosje serioze përballë Greqisë. Qoftë dhe një konferencë ku të marrin pjesë dhe këta përfaqësues grek”, tha Idrizi.

Ai i kërkoi ministrisë së jashtme shqiptare që të kundërveprojë menjëherë për çështjen çame, duke u shprehur se nuk ka bërë asgjë në mbrojtje jo vetëm të çamëve, por edhe emigrantëve shqiptarë në Greqi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.