☁️
Tiranë 6°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.18 ▲7.09%
ARI 4,521 ▲2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,227 ▼ -3.7% ETH $1,990 ▼ -3.44% XRP $1.3210 ▼ -2.91% SOL $82.8700 ▼ -4.12%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Ikin investitorët, ndërmarrjet e huaja ranë me 5 % më 2016

Klima e represionit ndaj biznesit që u nxit nga lufta antiinformalitet në vitin 2015 i dha efektet negative edhe tek bizneset e huaja një vit më vonë.

Sipas të dhënave nga INSTAT në vitin 2016 numri i bizneseve të huaja u pësoi rënie me 5%. Nga 5939 ndërmarrje te huaja që ishin aktive në vitin 2015, sipas INSTAT me 2016 rezultuan aktive vetëm 5637 ndërmarrje.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se 302 ndërmarrje  të huaja kanë mbyllur aktivitetin në vitin 2016.

Më së shumti janë mbyllur bizneset me orgjinë greke, italiane dhe ato nga Kosova.

Numri i bizneseve greke është pakësuar me 22.8 për qind. Nga 675 ndërmarrje që raportoi INSTAT në vitin 2015, vitin e kaluar kanë mbyllur aktivitetin 154 biznese.

Gjithashtu aktivitetin e kanë mbyllur edhe 74 biznese Italiane dhe 19 biznese nga Kosova.

Të dhënat  e INSTAT për investitorët e huaj përputhen me perceptimet që patën organizatat e huaja të biznesit për klimën e rënduar që pasoi dy vitet e kaluara.

Në vitin 2015 numri i bizneseve të huaja në raport me 2014 u rrit me 16 %. Sipas aktivitetit ekonomik, 30% e ndërmarrjeve të huaja janë të përqendruara në sektorin e tregtisë dhe 30% të tjera në sektorin e shërbimeve dhe 20% janë në sektorin e industrisë.

Një tjetër arsye që ka ndikuar në mbylljen e kompanive të huaja në 2016-n është dhe pastrimi i regjistrave nga tatimet (subjektet që kishin më shumë se 12 muaj pa kryer aktivitet u kaluan si pasive), ku doli në pah që një pjesë e konsiderueshme e sipërmarrjeve italiane vetëm sa regjistronin aktivitetin në Shqipëri dhe më pas nuk kryenin asnjë veprim, një skemë e dyshuar kjo evazioni ose pastrimi parash nga kompanitë italiane.

Sipas INSTAT, Ndërmarrjet e mëdha me pronarë apo bashkëpronarë të huaj ushtrojnë aktivitetin ekonomik kryesisht në: Call Center, Prodhim Veshje e Këpucë dhe Aktivitetet Bankare.

Ndërmarrjet e huaja e të përbashkëta janë përqendruar kryesisht në qarqet Tiranë dhe Durrës.

Bie në sy që rreth 77% e sipërmarrjeve të huaja janë me 1-4 punonjës, duke treguar nivelin e ulët të kompanive që vijnë në Shqipëri dhe rrjedhimisht edhe të investimeve që ata sjellin.

 

 

Ndërmarrjet e huaja aktive ne vendin tone (totali dhe shtetet kryesore)
2015 2016 Ndrysh. Ndr. Ne %
Gjithsej  5,939  5,637 -302  (5.09)
Italia  2,735  2,661 -74  (2.71)
Greqia  675  521 -154  (22.81)
Kosova  461  442 -19  (4.12)
Turqia  411  429 18  4.38
Gjermania  152  152 0  –

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.