Ilir Shaqiri, konkurrent i “Ferma Vip” apo me mision? Zbulohet e vërteta, Moza: Tani ndryshon harta!
Hyrja e Ilir Shaqirit në Ferma Vip 3 ka nxitur diskutimet mes fermerëve gjatë fundjavës.
Një pjesë e fermerëve mendonin se Iliri nuk mund të ishte konkurrent i vërtetë dhe për këtë u bazuan në hyrjen e balerinit, i cili nuk kishte valixhe me vete.
Kishte edhe një pjesë të vogël, që menduan se Ilir mund të jetë konkurrent si gjithë të tjerët.
Dhe e vërteta është vetëm një: Ilir është konkurrent si gjithë të tjerët.
Pasi morën vesh të vërtetën, Moza tha: “Ndryshon harta, ta shohim në vijim”.
Ndërsa vetë Iliri theksoi: “Sara ka qenë ajo që kishte dyshimet e para. Kjo ndodhi sepse unë nuk mora valixhe, kam ardhur me një qese. U përpoqa me sa munda, disa e përtypën, disa jo”.
Pasi morën vesh të vërtetën, fermerët i uruan suksese, por nuk shfaqësn “frikë” nga konkurrenca e tij.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.