☁️
Tiranë 18°C · Vranët 13 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 103.63 ▲7.31%
ARI 4,750 ▼0.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $70,713 ▼ -1.25% ETH $2,184 ▼ -1.34% XRP $1.3291 ▲ +0.05% SOL $81.9300 ▼ -0.45%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 103.63 ▲7.31 % ARI 4,750 ▼0.79 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 103.63 ▲7.31 % ARI 4,750 ▼0.79 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
13 Apr 2026
Breaking
Arte

Iljaz Spahiu, fituesi i Çmimit për kontribut të posaçëm në botime

U shpallën të martën në Pekin Çmimet për kontribut të posaçë në botimet e letërisisë kineze. Ndër fituesit e çmimit të këtij viti ishte sinologu e përkthyesi shqiptar Iljaz Spahiu, përkthyesi britanik Paul White, përkthyesi bullgar Petko Hinov.

Iljaz Spahiu është kryetari i Shoqatës Kulturore Alb-China, njëherësh përkthyes nga kinezishtja në shqip i librave “Klani i Sorgumit të Kuq”, “15 kurset për historinë kineze” “Bretkoca” etj, të vlerësuara nga studjuesit dhe qarqe të tjera në Shqipëri.

Në fjalën e tij, Iljaz Spahiu u shpreh se “Në krahasim me mallrat e tjera, librat mund të trashëgohen brez pas brezi për të zbukuruar botën shqirtërore të njerëzve. Veprat e përkthyera janë ura që lidhin qytetërimet e dhe një trashëgimi e çmuar, e pazëvendësueshme për zvogëlimin e dallimeve kulturore, shtimin e njohjes mes popujve të ndryshëm dhe për të mësuar nga njëri-tjeri. Unë e konsideroj çmimin e kontributit të posaçëm për botimet kineze si një inkurajim dhe një përgjegjësi. Si sinolog dhe kryetar i Shoqatës Kulturore Alb-China, do të bëj të gjitha përpjekjet për të përkthyer më shumë vepra, për ti njohur lexuesit shqiptarë me qytetërimin kinez që është një nga 4 qytetërimet kryesore të botës.”

Çmimi për kontribut të posaçëm për botimet u krijua në vitin 2005 dhe u është dhënë një sërë shkrimtarëve, përkthyesve e botuesve të huaj për njohjen e përhapjen jashtë vendit të kulturës e botimeve kineze.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.