🌤️
Tiranë 25°C · Kryesisht kthjellët 14 April 2026
S&P 500 6,886 ▲1.02%
DOW 48,218 ▲0.63%
NASDAQ 23,184 ▲1.23%
NAFTA 97.42 ▼1.68%
ARI 4,802 ▲0.73%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,358 ▲ +4.95% ETH $2,371 ▲ +8.43% XRP $1.3691 ▲ +3.26% SOL $85.8100 ▲ +4.85%
S&P 500 6,886 ▲1.02 % DOW 48,218 ▲0.63 % NASDAQ 23,184 ▲1.23 % NAFTA 97.42 ▼1.68 % ARI 4,802 ▲0.73 % S&P 500 6,886 ▲1.02 % DOW 48,218 ▲0.63 % NASDAQ 23,184 ▲1.23 % NAFTA 97.42 ▼1.68 % ARI 4,802 ▲0.73 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
14 Apr 2026
Breaking
Parlamentare

Incidentet në seancë, Byroja e Kuvendit mblidhet në orën 17:30

Byroja e Kuvendit të Shqipërisë do të mblidhet pasditen e së premtes (ora 17:30) për të shqyrtuar kërkesën e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, që kërkon përjashtimin deri në 10 ditë nga jeta parlamentare të deputetëve të Partisë Demokratike, Genti Strazimiri, Albina Dede dhe Bedri Hoxha, për incidentet e ndodhura dje në parlament.
Në një letër që kryetari i grupit socialist, Gramoz Ruçi, i drejtoi të enjten kryeparlamentarit Ilir Meta, kërkohej mbledhja me urgjencë e Byrosë së Kuvendit për të marrë një vendim rreth ngjarjeve të djeshme në parlament.

Paraditen e sotme kryetari i Kuvendit në një prononcim për mediat tha se ishte në dijeni të kërkesës së grupit të PS-së dhe se do të veprohej në bazë të rregullores.
Seanca e djeshme e Kuvendit u përfshi nga tensioni dhe kaosi, i shkaktuar nga opozita, e cila këmbëngulte për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të disa ndryshimeve në ligjin e dekriminalizimit. Shtysë për nismën ligjore të PD-së ishte rikthimi në parlament i deputetit Armando Prenga, i përfshirë në një konflikt me armë në muajin shtator. Vendimi i gjykatës i një jave më parë që caktoi masën detyrim paraqitje për Prengën, i hapi rrugën këtij të fundit që të rikthehet në Kuvend, gjë që shkaktoi zemërimin e opozitës, të cilin e shkarkoi dje në parlament duke goditur me vezë anëtarët e qeverisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.