☁️
Tiranë 13°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,305 ▼ -0.71% ETH $1,998 ▲ +0.14% XRP $1.3397 ▲ +0.29% SOL $82.9400 ▼ -0.69%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Kronika

Incineratori i Tiranës- Aktivistë e qytetarë protestë para SPAK: Të shkohet te personat vendimarrës

Aktivistë e qytetarë janë ngritur sot në protestë para Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në lidhje me incineratorin e Tiranës.

Teksa mbajnë në duar pankartat “Kullat”, “Ardit Gjoklaj”, “Uniforma e Policisë’, “Teatri Kombëtar”, “Ndragheta” dhe “5 Maji”, qytetarët do i kërkojnë SPAK nisjen e hetimeve për Kryeministrin Edi Rama dhe Erion Veliaj në lidhje me inceneratorin e Tiranës.

Qytetarët shprehen se personat e arrestuar nuk janë vendimarrësit, ndërsa i bëjnë thirrje SPAK që të shkohet te personat që kanë marrë vendimet.

Katër ditë më parë Gjykata e Posaçme me kërkesë të Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion firmosi 15 urdhër-arreste për dosjen e inceneratorit të Tiranës, ndërsa paraditen e sotme personat e përfshirë do të njihen me masën e sigurisë nga gjykata.

12 masa sigurie u ekzekutuan ndërsa 3 persona, mes të cilëve Mirel Mërtiri e Klodian Zoto, të konsideruar dhe kokat e aferës, janë ende në kërkim ndërkombëtar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.