☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,471 ▲ +0.32% ETH $1,994 ▼ -0.19% XRP $1.3318 ▼ -0.6% SOL $82.1800 ▼ -0.96%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Indeksi i FIA “Të bësh biznes 2021-2022”, përkeqësohen pritshmëritë e investitorëve të huaj për të ardhmen

Rezultatet e indeksit që u publikuan sot nga Shoqata e Investitorëve të Huaj (FIA) i vlerësuan pritshmëritë për situatën ekonomike të vitit 2022 me 44 pikë nga 45 pikë që i vlerësuan në vitin 2019 (vlerësimi është i lartë sa më afër vlerës 100 dhe është i ulët sa më afër vlerës zero).

Ndërsa klima e përgjithshme e biznesit për vitin 2021 shënoi përmirësim të lehtë me një 1 pikë si rrjedhojë e hapjes së ekonomisë nga kufizimet pandemike të vitit 2020.

Për çështje specifike të klimës së biznesit, investitorët e huaj dhanë vlerësim të dobët me vetëm 33 pikë për sistemin gjyqësor në vend, dhe vetëm 34 pikë për mungesën e transparencës nga ana enteve të qeverisë. Gjithashtu burokracia dhe mungesa e konkurrencës prej monopole u konsideruan shqetësime.

Për 8 komponentë të klimës së biznesit vetëm vlerësimet për sistemimin e drejtësisë shënuan ulje, në krahasim me indeksin e vitit 2019, ndërsa për 7 të tjerët pati përmirësim të lehtë në krahasim me indeksin e vitit 2019.

Kërkesa për mallra e dhe shërbime nga ana bizneseve nuk pësoi ndryshime në raport me vitin 2019, ndërsa pritshmërite për eksportet pësuan rritje të lehtë në raport me vitin 2019.

Gjithashtu investitorët e huaj kanë rritur shqetësimet për fuqinë punëtorë, pasi kanë vlerësuar vetëm me 38 pikë gjetjen e personelit të aftë brenda vendit.

Shqetësimet për zbatimin e ligjit dhe mbi përformancën e gjykatës administrative mbeten të njëjta si në vitin 2019 me 38 dhe 39 pikë secila, ndërsa indeksi u përmirësua me rreth 3 pikë për gjykimin e çështjeve civile.

Në vlerësimet për sistemimin e taksave, pikët më të ulëta I mori ndryshimi I shpeshtë I legjislacionit fiskal me vetëm 36 pikë dhe interpretimi që administrata tatimore u bën ligjeve te taksave. Pikët më të larta I mori shërbimi e-taks me 64 pikë.

Politikat për stimulimin e investimeve morën vetëm 45 pikë, nga 100 të mundshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.