☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,498 ▲ +0.31% ETH $1,995 ▼ -0.2% XRP $1.3328 ▼ -0.52% SOL $82.2100 ▼ -0.95%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Kronika

TI: Shqipëria dhe Kosova në ‘zonën e kuqe’, më të korruptuarat në rajon

Organizata ndërkombëtare ‘Transparency International’, e radhit Shqipërinë në “zonën e kuqe” të korrupsionit në sektorin publik, për 2014. Në të njëjtën renditje është edhe Kosova, Ekuadori, Etiopia dhe Malivia.

HARTA-MSAKFDLTI raporton se krahasuar nga një vit më parë, Shqipëria ka një përmirësim të lehtë, ndonëse ndodhet sërish në vendin e fundit të Evropës Juglindore. Në raport janë  përfshirë 175 vende dhe Shqipëria për këtë vit është vlerësuar me 33 pikë, duke arritur të fitojë 6 pozicione dhe u renditur tashmë në vendin e 110 nga vendi i 116 që mbante vitin e kaluar.

Në po të njëjtën kuotë pikësh është vlerësuar edhe Kosova, duke u renditur gjithashtu po në vendin 110, dhe duke arritur të ngjitet vetëm me një pozicion krahasuar me 2013. Maqedonia është shteti që ka rezultate më të mira në rajon. Ajo ndodhet në vendin 64-t dhe më pas vjen Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja që renditet në vendin e 80-të.

Danimarka ka dalë e para me 92 pikë, ndërsa Koreja e Veriut dhe Somalia ndodhen të fundit, me nga 8 pikë. Sipas Indeksit të Korrupsionit, Turqia ka shënuar rënie me minus 8 pikë, ndërsa Angola, Kina, Malavia dhe Ruanda me minus katër pikë. Përmirësim janë shënuar në Bregun e Fildishtë, Afganistan , Zvicër e të tjerë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.