Bota

Indonezi, aeroplani i zhdukur AirAsia mund të jetë në fund të detit

“Avioni i zhdukur AirAsia me 162 persona në bord mund të jetë në fund të detit, pasi dyshohet se ka rënë në brigjet indoneziane”, tha një zyrtar të hënën, ndërsa vendet aziatike dërguan anije dhe aeroplanë për të ndihmuar në kërkime.

Family members of passengers onboard missing AirAsia flight QZ8501 cry at a waiting area in Juanda International Airport, SurabayaAeroplani Indonezian AirAsia, një Airbus A320-200, u zhduk pasi piloti i saj nuk arriti të marrë leje për të fluturuar më lartë për të shmangur motin e keq gjatë një fluturimi nga qyteti indonezian Surabaya për në Singapor të dielën.

Fluturimi QZ8501 nuk dha asnjë sinjal rreziku dhe u zhduk mbi detin Java pesë minuta pas kërkoi ndryshimin e kursit, që ju refuzua për shkak të trafikut ajror të rënduar, thanë zyrtarët.

“Bazuar në koordinatat tona, ne presim që të jetë në det, kështu që tani për tani ne mendojmë se është në fund të detit”, u tha gazetarwve kreu i Agjencisë së kërkim-shpëtimit të Indonezisë.

Zëdhënësi i forcave ajrore Hadi Tjahjanto, tha se kërkuesit janë duke kontrolluar në brigjet lindore të ishullit Belitung ku avioni ka humbur kontaktin. Ai gjithashtu tha kërkuesit kishin kapur një sinjal emergjence në jug të ishullit Borneo por nuk ishin në gjendje për të identifikuar atë.

Në bordin e avionit ishin 155 indonezianët, tre Koreano-Jugor, një person nga Singapori, një nga Malajzia dhe një nga Britania. Piloti i dytë ishte francez.

Zhdukja e avionit është kulmi i një viti katastrofal për linjat ajrore malajziane të lidhur me Indonesia AirAsia.

Malaysia Airlines Flight MH370 humbi më 8 mars gjatë një udhëtimi nga Kuala Lumpur drejt Pekinit, me 239 pasagjerë. Më 17 korrik, e njëjta linjë ajrore fluturimi MH17 u qëllua mbi Ukrainë, duke vrarë 298 persona në bord.

Për avionin indonezian, janë duke u zhvilluar kërkime ndërkombëtare.
Australia, Malajzia, Singapori dhe Korea e Jugut kanë dërguar anije dhe avionë për tu bashkuar kërkimit. Kina ofroi gjithashtu aeroplanë dhe anije dhe çdo ndihmë tjetër të nevojshme për Indonezinë.

“Fluturimi QZ8501 ishte duke udhëtuar në 32.000 këmbë lartësi (9753 metra) dhe kishte kërkuar të ngrihej në 38.000 këmbë për të shmangur retë”, tha Joko Muryo Atmodjo, drejtor i transportit ajror në Ministrinë e Transportit të Indonezisë.

“Leja nuk është dhënë në atë kohë për shkak të trafikut në këtë zonë. Pesë minuta më vonë, në 06:17 të dielën, avioni ka humbur kontaktin me kontrollin e trafikut ajror”, tha Atmodjo.

Performanca e Aeroplanit është e lidhur direkt me temperaturat jashtë dhe duke rritur lartësi mund të çojë në ngrirjen e radarit statik, duke i dhënë pilotët një lexim i gabuar të radarit”, tha një pilot i Qantas Airëays me 25 vjet përvojë.

Në rast se ka gabuar koordinata, piloti do të ketë qenë i zënë për të marrë kontrollin e avionit dhe nuk ka pasur kohë për të lëshuar sinjal rreziku.

Ndërkohë që familjarët e pasagjerëve të aeroplanit të zhdukur presin në aeroportin ndërkombëtar të Juandës, në Surabaya, Presidenti indonezian Joko Widodo u kërkoi njerëzve të luten pasagjerët dhe ekuipazhin. Edhe udhëheqës të tjerë botërorë bën thirrje për lutje, përfshi edhe Papa Françeskun.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button