Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,357 ▼ -2.31% ETH $1,999 ▼ -2.48% XRP $1.3383 ▼ -0.68% SOL $83.1700 ▼ -2.34%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Industria e bimëve medicinale: Jo vetëm të kultivojmë, por dhe t’i përpunojmë

Sfida jonë e përbashkët, ky ishte slogani i konferencës së katërt kombëtarë për Industrinë e Bimëve Mjekësore dhe Aromatike.  Kryefjala e këtij sektori është sherbela dhe livandula, këto dy bimë jo vetëm që eksportohen në vendet e zhvilluara të europës, por sherbela e Malësisë së Madhi dërgohet deri në SHBA.

Para kësaj historie, kryeministri rama tha se në këtë industri janë mbështetur 1086 projekte nga ana e qeverisë për një sipërfaqe totale që është rreth 2400 hektarë dhe po ashtu janë mbështetur me pjesëmarrje me grante të qeverisë 16 investime të rëndësishme, si dhe janë dhe 11 investime të tjera që i shtohen këtyre 16 investimeve që janë mundësuar IPARD-i.

Duke parë ecurinë e kësaj industria kreu i qeverisë tha se Shqipëria nuk duhet vetëm të mbjellë dhe korrë bimë medicinave, por është koha që ato të përpunohen në vendin.

“Por, ka dy gjëra që mendoj duhet të jenë të fiksuara në mendjen tonë, nëse duam që t’i japim një hov të mëtejshëm industrisë nëse duam të krijojmë vlerë të shtuar më të madhe, nëse duam që sipërmarrësit tanë, kompanitë tona të rriten dhe nëse duam që patjetër edhe të ardhurat nga kjo industri të marrin një përmasë tjetër, e para është fillimi i një pune shumë më serioze; ka disa shenja, por janë shenja të zbehta për ta përpunuar këtu produktin. Marrja e gjithë atij produkti, me gjithë atë mundim dhe çuarja jashtë në gjendje të papërpunuar është një humbje shumë e madhe e një vlerë që e përfitojnë të tjerët, ndërkohë që atë vlerë ne mund ta krijojmë këtu në një pjesë të konsiderueshme aq më tepër që sipërmarrësit tuaj, ata që e kanë udhëhequr këtë proces transformimi të industrisë”, tha Rama.

Edi Rama, njoftoi se për bimët mjekësore të Shqipërisë tashmë u hap një treg i ri, që do t’i rrisë vlerën kësaj kulture bujqësore.

“Në fund para se ta mbyll dua të falënderoj ambasadorin e Japonisë, i cili është këtu për një arsye shumë të thjeshtë dhe shumë të bukur sepse është firmosur kontrata e parë të për çuar bimë mjekësore aromatike në Japoni.Është një kontratë e vogël, për një sasi të vogël, por është shumë domethënëse se Japonia është një treg shumë i madh dhe Japonia është e gatshme që të mirëpresë shumë më tepër prodhime agro-shqiptare ku përfshihen edhe prodhimet e bimëve mjekësore industriale. Dua ta falënderoj ambasadorin dhe mos ia kurseni edhe një duartrokitje”, u shpreh Rama.

Në vitin 2022 vendi ynë arriti të eksportojë 50 milionë eksporte bujqësore, shifër rekord kjo për bujqësinë shqiptare,  numri një i qeverisë tha se sfida e radhës është dyfishimi i eksporteve, kjo sepse vendi ynë mund të prodhojë më tepër se kaq.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.