Ekonomia

Industria e Mobilerisë- Në Tiranë do të çelet Panairi Ndërkombëtar 2016

Tashmë është kthyer në një traditë 13 vjeçare, organizimi në Tiranë i Panairit Ndërkombëtar të Mobilerisë.

I konsideruar si eventi që synon ti shërbejë zhvillimit të industrisë përpunuese të drurit në vend, përmes teknologjive të reja por duke nxjerrë në pah traditën dhe të veçantën shqiptare në këtë fushë, panairi do të mbledhë për katër ditë me rradhë aktorët kryesorë që veprojnë në këtë industri, jo vetëm nga Shqipëria por dhe nga Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, Itali, Gjermani etj.

Panairi i cili do të qëndrojë hapur nga data 11 deri më 14 mars 2016 në Pallatin e Kongreseve, paraqet kapacitetet dhe mundësitë për zhvillimin e këtij sektori, shkëmbimin e eksperiencave më të mira mes aktorëve brenda dhe jashtë vendit.

Klajdi Bektashit, drejtor ekzekutiv i Shoqatës së Prodhuesve të Mobilerisë së Shqipërisë, tha se ideja është që produktet ‘Made in Albania’ në fushën e moblerisë të promovohen në tregun ndërkombëtar. Çdokush mund ta gjejë veten te ky panair.

“Të gjitha kompanitë dhe bizneset pjesëmarrëse janë me një histori suksese në aktivitetin e tyre, ndërsa përfaqësohen kompani që eksportojnë në tregjet e huaja dhe prodhimet made ina Albania, janë ndër më të kërkuarat”. Pra ekspozita nuk i drejtohet vetëm një lloj publiku, por të gjithë profileve të ndryshme, bizneset, hoteleritë, kompanitë e ndërtimi etj, etj,” theksoi Bektashi.

“Synimi ynë ka qenë evidentimi i të gjithë kompanive prodhuese kryesisht në Shqipëri, por edhe në Kosovë, risi në këtë panair është promovimi i të gjitha produkteve shqiptare, pra ‘Made in Albania’”, tha Bektashi.

Panairi i Mobilerisë Shqipëria 2016,është një organizim i Shoqatës së Prodhuesve të Mobilerisë në Shqipëri ( SHPMSH ) në bashkëpunim me kompaninë Albexpo Group. Në agjendën 4 ditore të Panairit janë planifikuar takime B2B, duke u dhënë mundësinë ekspertëve të fushës të ndajnë eksperiencën e tyre, të shkëmbejnë mendimet, diskutojnë zhvillimet e fundit dhe sfidat e këtij sektori.

Sipas statistikave në Shqipëri ushtrojnë aktivitetin rreth 1900 biznese nga të cilat 40 për qind janë biznese të mëdha dhe 60 për qind biznese të vogla. Numri i të punësuarve në këto biznese është mbi 50. 000 punonjës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button