☁️
Tiranë 20°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 92.25 ▲1.06%
ARI 4,831 ▼0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $74,013 ▼ -0.5% ETH $2,327 ▼ -1.96% XRP $1.3597 ▼ -0.67% SOL $83.3800 ▼ -2.85%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 92.25 ▲1.06 % ARI 4,831 ▼0.39 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 92.25 ▲1.06 % ARI 4,831 ▼0.39 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

Refugjatët rrëzojnë gardhin; në Kalais nis boshatisja e Xhunglës

Qindra emigrantë, të dëshpëruar pas ditësh të tëra pritjeje për të kaluar kufirin, kanë sulmuar rrethimin në fshatin Idomeni. Disa prej tyre, të pajisur me shufra të gjata hekuri, kanë arritur të rrëzojnë barrierat mbrojtëse, të përforcuara me tela me gjemba.

Policia maqedonase ka qëlluar gaz lotësjellës për t’i shpërndarë emigrantët, mes të cilëve ka shumë fëmijë. Shumë prej tyre qëndrojnë në binarët e trenëve dhe refuzojnë të largohen, duke kërkuar me ngulm hyrjen në Maqedoni.

Sipas raportimeve të televizionit grek TV, mësymja e azilkërkuesve u nxit nga lajmi se autoritetet në Shkup kishin vendosur të hapnin kalimin për t’u mundësuar atyre lëvizjen drejt perëndimit.

Në të njëjtën orë, në Francë ka nisur boshatisja e kampit të refugjatëve në lokalitetin Kalais, i njohur ndryshe si Xhungla.

Sipas mediave franceze, rreth 55 automjete të policisë kanë mbërritur në kampin më të madh të çadrave të Francës. Agjentët u kanë urdhëruar emigrantëve që të braktisin vullnetarisht pjesën jugore të kampit, ndryshe do të përdorin forcën.

Boshatisja e pjesshme e kampit u aprovua nga autoritetet franceze të enjten e kaluar nga gjykata administrative e qytetit Lile. Sipas një vlerësimi të fundit të prefekturës së Kalaisit, në kamp jetojnë rreth 3.500 persona.

Qeveria e presidentit Francois Hollande ka siguruar se të gjithë emigrantëve që do të lëvizen nga kampi do t’u ofrohet një alternativë në konteinerë me ngrohje dhe në qendra pritjeje, por OJQ-të që veprojnë në këtë fushë deklarojnë se shtretërit për akomodimin e tyre nuk mjaftojnë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.