Europa

Inflacioni në eurozonë në 0,3 për qind, niveli më i ulët prej vitit 2009

brukselInflacioni është ngadalësuar në shtator në zonën euro në 0,3 për qind, niveli i tij më i ulët që prej vitit 2009, njoftoi sot zyra evropiane e statistikave “Eurostat” në një vlerësim të parë.

Inflacioni ishte 0,4 për qind në gusht dhe në një për qind një vit më parë, këto të dhëna do të rrisin frikën për deflacion në eurozonë.

Ky fenomen, që sjell një ulje të përgjithshme të çmimeve, mund të sjellë një rreth vicioz për ekonominë, duke bërë që konsumatorët të ulin blerjet e tyre në shpresë të një ulje tjetër të çmimeve, kompanitë të zvogëlojnë prodhimin për t’u përshtatur me kërkesën, duke sjellë një ulje të rrogave, që sjell gjithashtu një rënie të kërkesës dhe të çmimeve.

Kjo do të sjellë presion mbi Bankën Qendrore Evropiane që mblidhet nesër në një seancë të jashtëzakonshme në Napoli. Ajo ka për objektiv të mbajë një inflacion stabël por lehtësisht nën dy për qind.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button