Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, në një takim me drejtuesit e Tatimeve.
“Situata politike në vend, thirrjet e vazhdueshme kundër shtetit, lëvizja e përgjithshme antishtet e gjithë këtyre muajve që pararendën zgjedhjet e 30 qershorit, britmat anarkike dhe sjelljet e pajustifikueshme kundër Policisë së Shtetit në radhë të parë por edhe institucioneve shtetërore në tërësi, patjetër që kanë pasur një ndikim negativ mbi publikun, sipërmarrjen, por edhe mbi administratën”, tha Rama.
Kryeministri theksoi se “është momenti për reagim në tërësi të administratës tatimore, apo edhe individualisht nga çdo drejtues dhe punonjës i kësaj administrate”.
“Jemi në kushtet kur dhënia dhe marrja e kuponit është rikthyer në nivelet më të ulëta përpara se sa të niste lufta shumë e vështirë por e domosdoshme kundër informalitetit. Kjo është përgjegjësi drejtpërdrejtë e administratës tatimore për t’u adresuar në mënyrë sistematike dhe pa asnjë tolerancë. Ashtu sikundër është përgjegjësia e drejtpërdrejtë e administratës tatimore që në këtë drejtim të mos kthehet mbrapa në praktikat dhe sjelljet e shëmtuara agresive të së shkuarës”, tha Rama.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.