🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,970 ▲ +0.11% ETH $2,050 ▼ -0.56% XRP $1.3135 ▲ +0.05% SOL $79.9900 ▼ -0.03%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Bota

Inkursionet ruse, SHBA dërgon avionë mbikëqyrës në Islandë

Duke demonstruar angazhimin për një Europë të lirë dhe të sigurtë, SHBA dislokoi 12 avionë “F15” dhe rreth 350 trupa në Islandë e Holandë. Kjo lëvizje bëhet pas disa inkursioneve ruse në hapësirën ajrore islandezë, diçka që ka rritur tensionin mes Moskës dhe NATO-s.

Forcat ajrore amerikane thanë se, këto avionë do të marrin pjesë në misione mbikëqyrjeje në Islandë dhe në manovra stërvitore në Holandë. Avionët “F15” nuk janë grupi i vetëm që po dërgohen në Europë, në një përpjekje për të ndalur agresione të mëtejshme ruse në rajon.

SHBA do të dërgojë edhe avionë të tjerë në Finlandë për të përforcuar aleatët e NATO-s, sidomos pas ndërhyrjes ruse në Ukrainë. Megjithëse ka një forcë të vogël rojesh bregdetare, Islanda është vendi i vetëm i NATO-s që nuk ka ushtri.

Gjatë Luftës së Ftohtë, SHBA-të kishin një bazë ajrore në Islandë, e cila përbënte një pikë strategjike në mes të Atlantikut. Baza u mbyll në vitin 2006 dhe, megjithëse kontrolli ajror mbi vend bëhej nga NATO, kjo e fundit nuk ka arritur të ndalë inkursionet sporadike ruse në hapësirën ajrore islandeze.

Ekspertët thonë se, Rusia ka shtuar misionet e saj me avionë luftarakë, bombardues dhe nëndetëse në veriun e Atlantikut dhe kjo do të thotë se, prania e NATO-s atje është e domosdoshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.