Ekonomia

INSTAT: Ngadalësohet rritja e xhiros së biznesit

Rritja e xhiros së biznesit është ngadalësuar gjatë tremujorit të katërt të vitit 2014, krahasuar me 3-mujorin e mëparshëm, si rezultat i rënies së aktivitetit në sektorët e industrisë nxjerrëse dhe atë të shërbimeve.

instat-320x181INSTAT ka publikuar raportin “Statistikat afatshkurtra të ndërmarrjeve ekonomike”, për tremujorin e katërt të vitit 2014. Raporti përfshin aktivitetet “industri” (përfshi industri nxjerrëse dhe industri përpunuese), “energji elektrike, gaz, avull”, “grumbullimi, furnizimi me ujë dhe trajtimi i mbetjeve”, “ndërtim”, dhe “shërbime” (ku përfshihen tregti, transport dhe magazinim, hotele, informacioni dhe komunikimi, aktivitete arkitekture dhe inxhinierike, agjenci udhëtimi).

Indeksi i volumit të shifrës së afarizmit, ose xhiros totale të ndërmarrjeve në ekonomi, vlerësuar me çmime fikse, arriti 128,9 % në tremujorin e katërt 2014. Ndryshimi vjetor i indeksit të shifrës së afarizmit në volum pasqyron në aktivitetet ekonomike të mbuluara në anketë, rritje prej 2,6 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2013. Ky ndryshim në të njëjtin tremujor të vitit 2013 ishte me rritje 4,4 %.

Në këtë rritje ndikojnë aktivitetet që kryhen në sektorët “energji elektrike, gaz, avull”, “ndërtim” dhe “hotele”, përkatësisht me 30,6 %, 19,3 %, 19,8 %. Në aktivitetin “industri” kemi rënie 4 %, ku rënien më të madhe e dha dega “industri nxjerrëse” me 16,2 %.

ekonomi-instatShifra e afarizmit në volum, në “shërbime”, në tremujorin e katërt 2014 krahasuar me tremujorin e katërt 2013, ka rënë me 1,4 %, ndikuar kryesisht nga aktivitetet “informacioni dhe komunikacioni” dhe “transport dhe magazinim”. Ndryshimi tremujor i indeksit të shifrës së afarizmit në volum, në tremujorin e katërt 2014, paraqitet me rritje prej 2 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2014.

Në këtë rritje ndikojnë aktivitetet që kryhen në sektorët, “energji elektrike, gaz, avull” dhe “ndërtim” përkatësisht me 25,8 %, 24,6 %. Në aktivitetin “industri”, kemi rënie 6,5 %, ku dega me rënien më të lartë është “industria nxjerrëse” me 13,6 %. Në krahasim me tremujorin e tretë 2014, në aktivitetet “shërbime” kemi rënie 1,6 %, rënien e shifrës së afarizmit në volum, e kanë dhënë aktivitetet si ”hotele” 10,9 % dhe “transport dhe magazinim” 8,3 %.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button