☁️
Tiranë 9°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 99.05 ▲3.68%
ARI 4,824 ▼3.68%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $71,322 ▼ -4.61% ETH $2,202 ▼ -5.88% XRP $1.4681 ▼ -4.25% SOL $90.4200 ▼ -5.12%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 99.05 ▲3.68 % ARI 4,824 ▼3.68 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 99.05 ▲3.68 % ARI 4,824 ▼3.68 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Politika

Integrimi, Fleckenstein: Reforma në gjyqësor, thelbësore

Paraditen e së premtes, raportuesi për Shqipërinë pranë Parlamentit Europian, Knut Fleckenstein, zhvilloi një takim me komisionet parlamentare në lidhje me sfidat e vendit tonë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Fleckenstein theksoi se “reforma në gjyqësor është shumë e rëndësishme pasi do të ndihmojë në luftën kundër korrupsionit”.

“Shteti i së drejtës dhe funksionimi i institucioneve gjyqësore do të ndihmojë në anëtarësim”, u shpreh Fleckenstein.

Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Majlinda Bregu, tha në fjalën e saj se “vendet e Evropës Juglindore po ecin me shpejtësi drejt BE-së”, por shtoi gjithashtu se “Ballkani ka ende probleme të demokracisë dhe funksionimit të ligjit”.

“Asnjë nga ne nuk ka dyshim që zgjerimi është rruga e duhur. Procesi i integrimit ka sfida të shumta që nuk duhet të qëndrojnë pezull”, tha Bregu.

Ndërkohë, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta theksoi se jemi në një moment historik për rajonin tonë: “Jemi në një fazë intensive të marrëdhënies kontraktuale me BE-në. Qëllimi është anëtarësimi i plotë në BE për të rritur dhe standardet e jetesës së qytetarëve tanë”.

“Ky proces është një impuls i ri për transformimin e rajonit tonë. Korrupsioni dhe krimi i organizuar qëndrojnë si barrierë për zhvillimin”, shtoi Meta.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.