☁️
Tiranë 5°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.18 ▲7.09%
ARI 4,521 ▲2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,227 ▼ -3.83% ETH $1,989 ▼ -3.88% XRP $1.3232 ▼ -3.13% SOL $82.5500 ▼ -4.77%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Intesa Sanpaolo Bank Albania, financon Parkut Fotovoltaik  të Karavastasë, me vlerë 99 milionë euro

Grupi Intesa Sanpaolo, nëpërmjet Intesa Sanpaolo Bank Albania (ISBA) dhe Privredna Banka Zagreb d.d. (PBZ) ka marre pjesë në financimin e suksesshëm të projektit në vlerën 99 milionë euro, për ndërtimin dhe funksionimin e Parkut Fotovoltaik  të Karavastasë, në zonën bregdetare të Karavastasë në Shqipëri.

Projekti Karavasta, i cili lidhet me ndërtimin e një Parku Fotovoltaik të kapacitetit 140 MW, do të jetë-parku më i madh fotovoltaik në Ballkanin Perëndimor.

Ky projekt sponsorizohet nga Voltalia S.A., një kompani ndërkombëtare e vendosur në Francë, që është e listuar në Euronext dhe lider në sektorin e energjisë së rinovueshme, me një kapacitet të instaluar dhe në process ndërtimi prej 2,6 GW dhe projekte te planifikuara me nje kapacitet prej 14,2 GW, i shtrirë në më shumë se 20 vende të botës.

Projekti prej 135 milionë eurosh, do të ndërtohet me financimin e një kredie sindikale në vlerën 99 milionë euro, e mundësuar nga BERZH (Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim) dhe me mbështetjen e Grupit Intesa Sanpaolo dhe IFC (Korporata Financiare Ndërkombëtare, pjesë e Bankës Botërore). Grupi Intesa Sanpaolo është e vetmja bankë tregtare e përfshirë në transaksion, me një financim prej 29 milionë eurosh, ndërsa luan njëkohësisht dhe rolet e mëposhtme: Agjente Administrative, Agjente e Pagesave dhe Agjente lidhur me Kolateralin Offshore (jashtë territorit të Shqipërisë) (PBZ), Agjente lidhur me kolateralin Onshore (brenda territorit të Shqipërisë) dhe Banka e Llogarive (ISBA) dhe Palë Derivative.

Grupi Intesa Sanpaolo është krenar që është pjesë e një projekti kaq të rëndësishëm, i cili mbështet strategjinë e Qeverisë Shqiptare për të përqafuar tranzicionin e energjisë së gjelbër dhe për të përmirësuar sektorin e energjive të rinovueshme dhe pavarësinë e vendit në burime energjitike, në përputhje edhe me angazhimin strategjik të Grupit Intesa Sanpaolo drejt parimeve ESG.

Për më tepër, financimi do të forcojë marrëdhëniet e biznesit me një operator kryesor ndërkombëtar në sektorin e energjisë së rinovueshme, qe ka-një plan ambicioz të investimeve në fushën e burimeve të rinovueshme dhe është një nga grupet më të rëndësishme të investimeve në Evropë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.