☁️
Tiranë 15°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 100.67 ▲1.03%
ARI 4,570 ▲1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,586 ▲ +1.05% ETH $2,068 ▲ +3.08% XRP $1.3505 ▲ +0.84% SOL $84.1700 ▲ +1.79%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 100.67 ▲1.03 % ARI 4,570 ▲1 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 100.67 ▲1.03 % ARI 4,570 ▲1 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Kronika

INUK kallëzon penalisht kreun e komunës Petrelë, shpërdoroi detyrën

Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar kallëzon penalisht kryetarin e Komunës Petrelë, Ylli Kupi, si dhe anëtarët e Këshillit Teknik të kësaj Komune, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës të kryer në bashkëpunim”.

dallendyshebiciLajmin e ka bërë të ditur Kryeinspektoria e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, Dallëndyshe Bici. Sipas saj, gjatë vëzhgimit të bërë nga INUK në komunën Petrelë, ka vërejtur dy leje të dhëna për ndërtimin e një fshati turistik në këtë zonë, të cilat shkelin ligjet në fuqi të Shqipërisë. Lejet zhvillimore janë dhënë për: “Grup banimi dhe Rekrecion. Ndërtesa individuale banimi 2 dhe 3 kat, me 1 kat nëntokë, Mullet”, me një sipërfaqe të përgjithshme rreth 24 mijë e 500 metër katror.

Të dyja Lejet zhvillimore të ndërtimit dhënë nga kryetari i komunës Petrelë, nuk janë të botuara në Regjistër, as si akte ligjore, as si aplikim online për leje ndërtimi.

Nga ana e kryetarit të Komunës Petrelë nuk është hartuar, konsultuar e miratuar dhe nuk është botuar në Regjistrin e Planifikimit të Territorit, sipas parashikimit ligjor, asnjë Plan i Detajuar Vendor (PDV) për Njësinë administrative (zonën) ku janë dhënë lejet zhvillimore. Po ashtu nga kjo Komunë nuk është botuar as rregullorja përkatëse e këtij plani.

Me anë të këtyre mos- veprimeve të kryetarit të komunës Petrelë, të gjitha subjektet e interesuara janë privuar nga e drejta e informimit dhe e drejta për të ushtruar  ankimet, apo kundërshtimet e tyre sipas parashikimeve ligjore, që rregullojnë fushën e planifikimit dhe zhvillimit të territorit.

Për shkak të mos botimit ende në regjistër, Plani i Detajuar vendor për zonën ku janë dhënë dy lejet e ndërtimit, konsiderohet NUL dhe pa fuqi juridike, për shkak se ende nuk ka hyrë në fuqi, sipas parashikimeve ligjore.

Nisur nga këto shkelje ligjore, Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar kallëzon penalisht kryetarin e Komunës Petrelë, zotin Ylli Kupi, si dhe anëtarët e Këshillit Teknik të kësaj Komune, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës të kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 248 dhe 25 i kodit penal.

Ata nuk kanë marrë asnjë nga masat e parashikuara nga ligji, në kuadër të mbrojtjes së territorit, si dhe drejtimin e zhvillimit të territorit, përmes kontrollit të strukturave administrative, në kuadër të një zhvillimi sa më optimal të territorit.

Në këtë kallëzim Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar kërkon edhe pezullimin e këtyre personave nga funksioni i tyre publik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.