Maqedonia

Investimet e huaja në Maqedoni shënojnë rënie

Në muajin prill në Maqedoni kanë hyrë 34 milion euro investime të huaja, që nënkupton se në katër muajt e parë të këtij viti, kjo shifër është rritur në 97 milion euro.

Krahasuar me vitin e kaluar, për të njejtën periudhë vërehet një rënie e kapitalit të jashtëm për 2 milion euro. Përgjithësisht investimet e huaja në Maqedoni shënojnë rënie nga viti në vit. Këto të dhëna vijnë nga Banka Popullore e Maqedonisë.

Nëse në vitin 2013 kishte 252 milion euro investime të huaja, kjo shifër në vitin 2014 pësoi rënie në 205 milion euro, kurse në vitin 2015, investimet e huaja arritën në 157 milion euro.

Related Articles

Nje koment

  1. Turp qe ne nje sajt shqiptar cfaqet nje harte e anmiqve te shqiptareve…po Kosova ku mbeti ne kete harte?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button