Ekonomia

Investitorët maqedonas e shohin me interes investimin në sektorin e turizmit

Investitorët maqedonas e shohin me interes investimin në sektorin e turizmit në vendin tonë.

Presidenti i Dhomës së Turizmit të Maqedonisë, Arkan Kerim në një prononcim për ATSH-në deklaroi se klima e biznesit në Shqipëri është përmirësuar ndjeshëm, ndërsa gjatë vizitës së kryer në Tiranë këtë javë në kuadër të forumit Shqipëri-Maqedoni, zyrtarët më të lartë të qeverisë shqiptare i kanë njohur ata me mundësitë dhe sektorët ku mund të investosh në Shqipëri.

“Tani klima e biznesit është më e mirë. Kryeministri dhe ministri të qeevrisë na prezantuan mundësitë e investimit në Shqipëri. Partnerët tanë që janë të interesuar në sektorin e hotelerisë në Shqipëri po kërkojnë mudësit për të investuar”, shprehet Kerim.

Tani, shton ai, është koha dhe klima më e mirë për të investuar në Shqipëri dhe ne shpresojmë që të ketë investitorë të shumtë që do të interesohen për të investuar në sektorin turistik.

Sipas Kerim, brigjet detare të Shqipërisë janë fantastike, por duhet investime, duhet ndërtimi i resorteve turistike, pasi turistët nuk kanë ku të akomodohen. “Pse njerëzit nga Tiranë duhet të fluturojnë drejtë plazheve turke, apo diku tjetër, kur ju keni brigje fantastike. Pse nuk ndërtohen resorte turistike në brigjet shqiptare”, thotë Kerim.
Ai shprehet se midis Vlorës e Sarandës mund të ndërtohen deri në 10 resorte turistike.

“Dhërmiu është një nga vendet më të bukura, ka një plazh fantastik, por nuk ka resorte. Nëse do të kishte resorte do të ishin plot 5-6 muaj”, deklaroi Kerim.

“Së bashku me partnerët tanë po mundohemi të gjejmë ndonjë zgjidhje për ndërtimin e ndonjë resorti, por ku dhe si? Kjo është ajo që ne po mundohemi ta zgjidhim” u shpreh ai.

Kerim, më tej shtoi se anëtarë të kabinetit qeveritar iu kishin prezantuar disa projekte për investime. Por shprehet ai, Shqipëria duhet të shohë për gjetjen e zonave të reja me hapësira për të ndërtuar, fshatra turistike, hotele të reja. “Duhen të paktën dy zona të lira për ndërtimin e të paktën 15 resorteve në secilën”.

Po ashtu, Kerim sheh të nevojshme edhe ndërtimin e një aeroporti në jug të vendit, si një prioritet zhvillimor i potencialit turistik në këtë zonë të vendit.

I pyetur për çmimet, Kerim shprehet se çmimet janë fantastike, shumë të lira, një nga vendet më të lira në botë. “Ky është një element mjaft pozitiv për të promovuar turizmin”, shprehet Kerim, duke shtuar se Shqipëria ka nevojë për rritjen e nivelit të shërbimit, dhe një promovim më të mirë të bukurive natyrore, arkeologjike dhe historike.

“Butrinti është vendi më i bukur në botë, nëse këtë Park Kombëatr nuk e vizitojnë të paktën 10 milionë persona është turp”, shprehet ai.

I pyetur përse Maqedonia është një vend atraktiv për investimet e huaja. Kerim shprehet se këto 5-6 vjet Maqedonia ka bërë promovim shumë të fortë. Kryeministri Gruevski, thotë ai, ka bërë ekspoze në shumë vende të botës duke prezantuar mundësitë për të investuar në Maqedoni.

Gjithashtu, sipas tij, janë dhënë shumë lehtësira për investitorët e huaj, për shembull në bujqësi janë bërë lehtësira në miliona dollarë. Investitorët e huaj që po hapin fabrika në Maqedoni shikojnë kushtet fantastike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button