🌤️
Tiranë 6°C · Kryesisht kthjellët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,450 ▼ -3.42% ETH $2,003 ▼ -3.04% XRP $1.3370 ▼ -1.92% SOL $83.1200 ▼ -3.65%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

“Investitorët nuk mund të rrezikojnë paratë nëse s’ka drejtësi”

“Pa besimin te sundimi i ligjit, investitorët e huaj do të ngurrojnë që të investojnë”. Kështu thuhet në raportin e hartuar për Ballkanin Perëndimor (referuar Shqipërisë) sa i përket ndërlidhjes me Bashkimin Europian të realizuar nga “Friends of Europe”, raporton Monitor.

Në këtë dokument thuhet se për vendet e Ballkanit Perëndimor integrimi në BE do të jetë një proces më i gjatë dhe më i vështirë në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit edhe pse do të shoqërohet me aspekte pozitive siç është anëtarësimi, modernizimi i ekonomive, qeverisjeve dhe shoqërisë.

Sipas raportit, tre duhet të jenë aspektet ku duhet të fokusohen gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

E, para e që ka të bëjë më shumë me qeverinë ka të bëjë me reformën në Drejtësi dhe te institucionet qeverisëse. Mungesa e të cilave, thuhet në raport “bizneset e huaja do të ngurronin të investonin”.

Në këtë dokument thuhet se biznesi ka nevojë për lidhje më të mirë të transportit, për përmirësim të IT-së, gjë e cila do të përmirësonte ndërlidhjen mes vendeve të Ballkanit, do të rriste vendet e punës te të rinjtë, të cilët vuajnë normën e lartë të papunësisë.

Edukimi, thuhet në raport duhet të jetë një tjetër prioritet për t’u mundësuar të rinjve aftësimin, si dhe të angazhohen më shumë në ekonominë globale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.