☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 13 April 2026
S&P 500 6,840 ▲0.34%
DOW 47,866 ▼0.11%
NASDAQ 23,030 ▲0.56%
NAFTA 101.35 ▲4.95%
ARI 4,753 ▼0.71%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $72,346 ▲ +2.06% ETH $2,229 ▲ +2.04% XRP $1.3409 ▲ +1.15% SOL $83.4400 ▲ +2.09%
S&P 500 6,840 ▲0.34 % DOW 47,866 ▼0.11 % NASDAQ 23,030 ▲0.56 % NAFTA 101.35 ▲4.95 % ARI 4,753 ▼0.71 % S&P 500 6,840 ▲0.34 % DOW 47,866 ▼0.11 % NASDAQ 23,030 ▲0.56 % NAFTA 101.35 ▲4.95 % ARI 4,753 ▼0.71 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
13 Apr 2026
Breaking
Teknologji

iOS9 do të ketë album të veçantë për selfie

Sistemi operativ iOS9 do të ketë një vend të veçantë për të ruajtur “screenshot” dhe selfie-t tuaja. Mesa duket, do të jenë të shkuara ditët kur dosja e fotove në celular është e mbushur me lloj-lloj fotosh, aksidentale apo të bezdisshme.

Tashmë telefoni do të gjurmojë automatikisht fotot që do të jenë të këtij lloji, duke i ndarë në foldera të ndryshëm, ku më pas mund t’i fshini apo t’i shpërndani.

iPhone-ët gjithashtu do të ruajnë disa foto në dosjet e tyre, si time-lapse, slo-mo, video. Të gjitha do të kenë albumet e tyre.

Telefoni do të vendosë për një foto apo selfie bazuar në mënyrën se si ato janë bërë, pa ndonjë teknologji specifike të njohjes së tyre. Google Photos gjithashtu mund të njohë “screenshot”, selfie dhe lloje të tjera fotosh. Por ajo përdor një program të komplikuar kompjuteri që njeh përmbajtjen e fotos.

Ky tipar i ri i Apple është në iOS 9 Beta, që u është dërguar për momentin vetëm zhvilluesve. Versioni publik beta i iOS pritet të dalë shpejtë. iOS9 do të dalë në shtator, bashkë me iPhone e ardhshëm. Për këtë të fundit thuhet se do të ketë një flash dhe në kamerën e përparme, duke u dhënë mundësi njerëzve të bëjnë selfie dhe në errësirë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.