☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.85 ▲2.22%
ARI 4,546 ▲0.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,452 ▲ +1.19% ETH $2,056 ▲ +2.53% XRP $1.3561 ▲ +1.68% SOL $83.9800 ▲ +1.83%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.85 ▲2.22 % ARI 4,546 ▲0.47 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.85 ▲2.22 % ARI 4,546 ▲0.47 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Bota

Irak, dërgohen milicët në Ramadi

Qeveria irakiane ka nisur paraushtarakë shiitë drejt Ramadit të marrë të dielën nga militantët e Shtetit Islamik. Rënia e qytetit të rëndësishëm në duart e ISIS-it kushtoi, sipas raporteve në media, gati 500 jetë njerëzish.

Përballë ofensivës së xhihadistëve, trupat qeveritare u tërhoqën duke braktisur pozicionet e tyre në Ramadin e ndodhur 112 km në perëndim të Bagdadit. Sipas zyrtarëve rajonalë, edhe shumë banorë të kryeqendrës së provincës së Anbarit, kanë nxituar të largohen prej andej, të tmerruar nga ideja e afrimit të luftëtarëve të Shtetit Islamik.

Uashingtoni megjithatë duket i bindur se situata mund të përmbyset. Nga Koreja e Jugut, ku ndodhet për një vizitë zyrtare, shefi i diplomacisë amerikane John Kerry përcolli bindjen se tani që grupet paraushtarake po dërgohen në zonë, ditët në vijim me të gjithë gjasat do të sjellin ndryshime të mëdha. Milicët shiitë, të njohur edhe si Hashid Shaabi, apo Mobilizimi Popullor, ishin forca kyçe në shkuljen e një tjetër qyteti strategjik nga duart e organizatës ekstremiste, Tikritit.

Për çdo rast, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera janë disi ngurruese kur vjen fjala tek këto trupa të mbështetura nga Irani. Milicët shiitë u tërhoqën nga Tikriti pas raporteve për episode të përsëritura dhunë dhe plaçkitje.

Ekzekutivi irakian i druhet nga ana tjetër edhe ndonjë shkëndijë tensionesh sektare me dërgimin e forcave shiite në Ramadin e populluar më së shumti nga sunitë, por duket qartë se nuk ka pasur zgjidhje tjetër. Forcat policore dhe ushtarake bënë një tërheqje kaotike nga qyteti pas ditë të tëra luftimesh intensive dhe sipas deklaratave të vetë ISIS-it, luftëtarët e tij e kanë spastruar tashmë të gjithë Ramadin, duke marrë edhe bazën ushtarake të brigadës së tetë, bashkë me tanket e raketahedhëset që lanë pas trupat e Bagdadit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.