Irani kërcënon të sulmojë fushat izraelite të gazit
Shërbimi sekret i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) ka thënë se do të sulmojë fushat izraelite të gazit nënujore “Karish” dhe “Tanin”, si përgjigje ndaj një përshkallëzimi të pritshëm të luftës nga SHBA-ja.
Fushat e Mesdheut janë pjesë e një liste që është shpërndarë online nga shërbimi sekret, duke përfshirë edhe tre objektiva të tjerë që janë piketuar.
Mbishkrimi i fotos thotë: “03:30 ora e Teheranit [00:00 GMT]; udhëheqësit rajonalë do t’i thonë [presidentit të SHBA, Donald] Trump: Budalla i çmendur, ndalo këtë luftë të mallkuar”!.
Presidenti Trump ka kërcënuar të sulmojë termocentralet dhe urat iraniane nëse Irani nuk rihap Ngushticën e Hormuzit deri në orën 20:00, sipas kohës së Uashingtonit (00:00 GMT të mërkurën).
Ai ka përshkallëzuar më tej të dielen retorikën e tij ndaj udhëheqësve iraniane, duke shkruar në Truth Social, “Hapni Ngushticën e Hormuzit budallenj të çmendur ose do të jetoni në Ferr – Vini Re!”./ /Ad.Ab./ a.jor.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.