🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,810 ▲ +0.18% ETH $2,050 ▼ -0.34% XRP $1.3174 ▼ -0.11% SOL $80.2100 ▲ +1.06%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Kronika

Ish-Guvernator Fullani padit Bankën e Shqipërisë dhe Kuvendin në Gjykatën Administrative

aaaIsh-Guvernatori Ardian Fullani paditi në Gjykatën Administrative Bankën e Shqipërisë dhe Kuvendin për shkarkimin nga detyra, duke kërkuar dëmshpërblim.

Burimet i thanë ABC News se ish-Guvernatori Fullani nuk ka pritur shumë ditë pasi vendimi i pafajësisë mori formën e prerë. Ai me ndihmën e avokatit I është drejtuar Gjykatës Administrative me një padi ndaj dy institucioneve. Sipas padisë, që shihni në foto, ish-guvernatori ka paditur Bankën e Shqipërisë dhe Kuvendin për shkarkimin e padrejtë nga detyra. Kjo padi, është hedhur në short dhe do të gjykohet nga gjyqtari I vetëm Bezart Kaçkini i gjykatës administrative. Mësohet se me anë të kësaj padie, ish-guvernatori kundërshton aktin administrative të shkarkimit nga detyr nga anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, me propozimin e të cilëve edhe kuvendi miratoi shkarkimin e tij nga detyra. Ish-guvernatori me anë të kësaj padie, kërkon të dëmshpërblehet me disa paga për shkarkimin e padrejtë.
efekte
Sipas padisë, Fullani rezulton i arrestuar me vendim gjykatë më 5 shtator të vitit 2014 pasi ishte caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”. 10 ditë më pas kjo masë ju ndryshua nga Gjykata Apelit në kryeqytet, e cila i caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Masë kjo që ju ndryshua me vendimin e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë më 5 nëntor, duke i caktuar masën “detyrim për paraqitjeje”. Me këtë masë sigurie, ish-guvernatori Fullani u hetua dhe më pas u gjykua nga dy shkallët e gjyqësorit. Fillimisht në Gjykatën e Tiranës, ku prokruori kërkoi dënimin e tij me 5 vjet burg. Kërkesë kjo që u kundërshtua nga avokati që pretendoi se klienti i tij ishte i pafajshëm.
Gjyqtari Artan Gjermeni, pasi dëgjoi palët dhe argumentet e tyre, u shpreh se Fullani nuk ka kryer asnjë vepër penale, për këtë fakt u deklarua i pafajshëm më 12 tetor të 2015. Ky vendim u ankimua në Gjykatën e Apelit e cila me 28 dhjetor të po atij viti la në fuqi vendimin e pafajësisë së ish-guvernatorit. Vendim ky për të cilin prokuroria nuk bëri rekurs në Gjykatën e Lartë duke marr kështu formën e prerë pafajësia e Fullanit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.