🌤️
Tiranë 10°C · Kryesisht kthjellët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,899 ▼ -0.09% ETH $2,056 ▼ -0.37% XRP $1.3162 ▼ -0.02% SOL $80.3700 ▲ +1.66%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Kosova

Ish-krerët e UÇK-së në Hagë/ Mbrojtja: Gjykimi të bëhet në vitin 2022

Në konferencën statutore në Hagë, avokatët mbrojtës të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, kanë kërkuar që gjykimi për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të mos nisë përpara verës së vitit 2022.
David Hooper që përfaqëson Hashim Thacin dhe Ben Emmerson që mbron ish kreun e PDK-së, Kadri Veseli, insistuan se nevojiten të paktën 18 muaj që të kryejnë hetimet e tyre me qëllimin të përgatisin mbrojtjen. Emmerson mendon se gjykimi mund të zgjasë deri në dy vjet. Hooper nga ana e tij e quajti “absurd” pretendimin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar që gjykimi të nisë qershorin e vitit të ardhshëm.

Sipas tij, mbrojtjes i duhet të ketë qasje në një aktakuzë që ka shkallë më të vogël redaktimi dhe shtoi se “materiali duhet të jetë i hapur për mbrojtjen”. Në anën tjetër gjykatësi ka kërkuar që prokuroria të dorëzojë sa më shpejt materialet mbështetëse për rastin që të vendoset një datë për fillimin e gjykimit. Prokurorja e Speciales u shpreh se mbrojtjes brenda tre javëve do t’u dorëzohet një vëllim i mjaftueshëm i materialeve. “Synojmë të ndjekim urdhërim e juaj për masa mbrojtëse. Mbrojtja ka informacion të bollshëm për të filluar hetimet menjëherë, ua kemi bërë të ditur afatin për nxjerrjen e materialeve. Mbrojtja është e njoftuar me çështjen dhe kjo nuk është befasi për ta”, tha ajo.

Prokuroria pretendon se për konfirmimin e aktakuzës ka një dosje prej rreth 43 mijë faqesh, ku përfshihen raporte, deklaratat të dëshmitarëve, fotografi, e mbi 20 orë material audio-vizual, ndersa thote se disponon gati 100.000 prova në mbështetje të aktakuzës së saj kundër ish krerëve të UCK-së dhe ka gati 153 dëshmitarë.
Sigurimin e materialit të detajuar me prova për mbrojtjen ajo parashikon ta realizojë deri në 30 prill 2021, ndërsa shton se do të jetë në gjendje ta ofrojë listën e plotë të dëshmitarëve deri në 31 maj 2021, me kusht që procedurat aktuale paraprake pranë Dhomave të Specializuara të jenë pranë përfundimit dhe në të njëjtën kohë të jetë planifikuar fillimi i gjykimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.