🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 11 May 2026
S&P 500 7,425 ▲0.35%
DOW 49,726 ▲0.24%
NASDAQ 26,327 ▲0.31%
NAFTA 98.27 ▲2.99%
ARI 4,731 ▲0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1768 EUR/GBP 0.8657 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 95.3058 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2622 EUR/TRY 53.4066 EUR/JPY 184.53 EUR/CAD 1.6100 EUR/USD 1.1768 EUR/GBP 0.8657 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 95.3058 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2622 EUR/TRY 53.4066 EUR/JPY 184.53 EUR/CAD 1.6100
₿ CRYPTO
BTC $82,000 ▲ +0.78% ETH $2,339 ▼ -0.7% XRP $1.4790 ▼ -1.05% SOL $97.8400 ▲ +2.12%
S&P 500 7,425 ▲0.35 % DOW 49,726 ▲0.24 % NASDAQ 26,327 ▲0.31 % NAFTA 98.27 ▲2.99 % ARI 4,731 ▲0.01 % S&P 500 7,425 ▲0.35 % DOW 49,726 ▲0.24 % NASDAQ 26,327 ▲0.31 % NAFTA 98.27 ▲2.99 % ARI 4,731 ▲0.01 %
EUR/USD 1.1768 EUR/GBP 0.8657 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 95.3058 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2622 EUR/TRY 53.4066 EUR/JPY 184.53 EUR/CAD 1.6100 EUR/USD 1.1768 EUR/GBP 0.8657 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 95.3058 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2622 EUR/TRY 53.4066 EUR/JPY 184.53 EUR/CAD 1.6100
11 May 2026
Breaking
Politika

Ish-ministri Ditmir Bushati: A ka Shqipëria një politikë të jashtme?

Në një analizë të publikuar për fondacionin gjerman Friedrich-Ebert-Stiftung Tirana, ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati vë në dukje sfidat e politikës së jashtme të Shqipërisë përballë transformimeve të thella gjeopolitike.

Sipas ish-kryediplomatit, çarja e aleancës transatlantike mes SHBA-ve dhe BE përbën një shqetësim serioz për vende të vogla si Shqipëria, të cilat historikisht janë mbështetur tek partneriteti strategjik me Perëndimin për sigurinë dhe zhvillimin e tyre.

“Çarja transatlantike nuk është një ogur i mirë për Shqipërinë dhe rajonin tonë, ku që prej rënies së perdes së hekurt, SHBA-të shihen si garantues të perimetrit të sigurisë, ndërsa europianët si ‘alergjikë’ ndaj përdorimit të forcës. Sikurse dihet, BE-ja është një projekt që e ka gjenezën e vet në mbështetjen amerikane pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Sot mosmarrëveshjet midis SHBA-ve dhe BE-së janë më të mëdha se kurrë. Strategjia e Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve është pasqyrim i këtij realiteti, ku BE-ja përshkruhet si shkaktare e ‘shuarjes së civilizimit europian’.

Formësimi i rendit të ri botëror dhe pozicioni që do të ketë aleanca transatlantike do të përcaktohen në një të ardhme jo të largët. Shtete si Shqipëria nuk janë as lojtarë kryesorë dhe as spektatorë në këtë histori. Pasiguria është pjesë e marrëdhënieve ndërkombëtare, sidomos gjatë tranzicioneve nga një epokë në tjetrën. E rëndësishme është të kuptohet pse po ndodh ndryshimi dhe si të reagohet ndaj tij. Veprimi ynë bazuar në vlera dhe interesa do të na krijojë hapësirën e nevojshme për të lundruar në këtë epokë të re të marrëdhënieve ndërkombëtare. Raporti ynë më SHBA-të është i pazëvendësueshëm. Po kaq e rëndësishme është që ne të mos e shpërdorojmë mundësinë për anëtarësim në BE, të krijuar si pasojë e situatës gjeopolitike”, shprehet Bushati.

Sipas Bushatit, Shqipëria duhet të shmangë qëndrimet kontradiktore në arenën ndërkombëtare dhe të ruajë qartësinë në raportet me aleatët.

Një pjesë e rëndësishme e analizës i kushtohet edhe marrëdhënieve me Greqinë, ku theksohet se Shqipëria ka nevojë për një strategji afatgjatë dhe të mirëstrukturuar për çështjet e hapura mes dy vendeve, përfshirë delimitimin detar.

“Historia dhe gjeografia janë dy komponentë që nuk mund të ndryshohen në politikën e jashtme. Askush nuk i zgjedh fqinjët. Për këtë arsye është thelbësore të bëhen të gjitha përpjekjet për të bashkëjetuar me ta. Shqipëria duhet të ketë një strategji të nivelit të lartë dhe afatgjatë për të adresuar çështjet me Greqinë, si fqinji më i zhvilluar në Ballkan. Një strategji që duhet të mbështetet tek vlerat dhe interesat e vendit, duke i trajtuar çështjet dypalëshe në tërësinë e tyre.

Sa herë ndryshon ministri i jashtëm është bërë zakon të flitet për një “fillim të ri” në marrëdhëniet me Greqinë. E vërteta e hidhur është se asnjë hap nuk është hedhur në këtë drejtim, që prej vitit 2018. Gabimisht, Shqipëria ka mbivlerësuar përfitimet afatshkurtra duke mos llogaritur humbjet afatgjata.

Pas një procesi shumëvjeçar diskutimesh e negociatash, në vitin 2018, ne ishim pranë një kompromisi historik me Greqinë. Them historik, pasi do të mbylleshin njëherë e mirë të gjitha çështjet e pazgjidhura mes nesh në mënyrë të drejtë. Ndoshta as Shqipëria e as Greqia nuk ishin gati për këtë kompromis. Sot mund të jenë pjekur kushtet. Ndaj, duhen zgjidhje të drejta dhe të qëndrueshme në tërësi e jo adresim i çështjeve në mënyrë selektive.

Në këtë këndvështrim, do të ishte gabim të veçohej çështja e detit nga paketa e çështjeve të pazgjidhura me Greqinë. Njoftimi i ministrit të jashtëm për ta referuar zgjidhjen e kësaj çështjeje në një gjykatë ndërkombëtare brenda vitit, nëse bëhet pa kushte dhe përgatitje paraprake, rrezikon të përsërisë gabimet e vitit 2009. Që vendi të shkojë në gjykatën ndërkombëtare nuk mjafton kontraktimi i kompanive avokatore të huaja. Vendi duhet të ketë përgatitjen e duhur, në raport me jurisprudencën ndërkombëtare, të ketë kryer “detyrat e shtëpisë”, dhe të ketë nxjerrë konkluzionet nga gabimet e vitit 2009 dhe arritjet e vitit 2018. Pasi nuk kemi të bëjmë me transferim të përgjegjësive për mënyrën e adresimit të kësaj çështjeje, por me shprehjen e gatishmërisë së palëve ndërgjyqëse për të pranuar verdiktin e gjykatës ndërkombëtare”, shkruan mes të tjerash Bushati.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.