☁️
Tiranë 30°C · Vranët 11 September 2026
S&P 500 7,592 ▼0.58%
DOW 52,064 ▼0.6%
NASDAQ 26,082 ▼0.65%
NAFTA 100.08 ▼2.34%
ARI 4,394 ▼0.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $77,348 ▼ -1.02% ETH $2,476 ▲ +0.17% XRP $1.3530 ▼ -2.13% SOL $99.9100 ▼ -1.26%
S&P 500 7,592 ▼0.58 % DOW 52,064 ▼0.6 % NASDAQ 26,082 ▼0.65 % NAFTA 100.08 ▼2.34 % ARI 4,394 ▼0.3 % S&P 500 7,592 ▼0.58 % DOW 52,064 ▼0.6 % NASDAQ 26,082 ▼0.65 % NAFTA 100.08 ▼2.34 % ARI 4,394 ▼0.3 %
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
11 Sep 2026
Breaking
Boterori

Tuchel: Bellingham duhet të luftojë për fanellën, Anglia ka 14-15 lojtarë që mund të luajnë titullarë – Telesport

Trajneri i kombëtares së Anglisë, Thomas Tuchel, thotë se Jude Bellingham ka një betejë të fortë për të siguruar një vend si titullar në kombëtaren e “3 luanëve”. Morgan Rogers, që u paraqit në secilën nga tetë ndeshjet e fazës në grup, duket se i ka zënë vendin mesfushorit të Rea Madrid.

Për Jude do të jetë një sfidë sigurimi i një vendi si titullar në kombëtare. Ne kemi 14 ose 15 titullarë potencialë, ndaj do të jetë një sfidë e fortë. Këto role mund të ndryshojnë gjithmonë, por për momentin mendoj se ka rreth 14 ose 15 titullarë të mirëfilltë dhe Jude është njëri prej tyre“, tha Tuchel.

Bellingham performoi më mirë se shoku i tij Rogers kundër Zelandës së Re në Tampa, kur secili luajti 45 minuta në rolin e numrit 10. Tuchel pranon se është impresionuar nga ajo që ka parë te Bellingham kohët e fundit. “Jude duket mirë. Ai duket mirë në stërvitje”, tha Tuchel.

Më tej, trajneri gjerman komentoi: “Mendoj se ai është në një pozicion të shkëlqyer për momentin sepse ka pasur pushimin e tij dhe ka dëshirën për t’u rikthyer në fushë dhe pas lëndimit kjo është normale. Dhe ai është shumë i lumtur që është rikthyer në fushë. I marr të gjitha detajet në konsideratë.”

Trajneri i Anglisë ka zbuluar gjithashtu më shumë detaje se si e sheh rendin e skuadrës tani që ndeshja hapëse kundër Kroacisë afrohet (17 qershor). Duket se midis 26 të grumbulluarve, ka tre grupe të dallueshme në mendjen e Tuchel.

Ne kemi 14 ose 15 titullarë potencialë dhe pastaj ka një grup të veçantë… dhe pastaj ka djem që i përfundojnë ndeshjet për ne dhe të marrim energjinë e duhur. Por, statusi i tyre mund të ndryshojë midis tani dhe ndeshjes së parë“, deklaroi Tuchel.


Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.