☁️
Tiranë 30°C · Vranët 08 June 2026
S&P 500 7,384 ▼2.64%
DOW 50,867 ▼1.35%
NASDAQ 25,709 ▼4.18%
NAFTA 94.78 ▲4.68%
ARI 4,319 ▼1.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1533 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9177 EUR/ALL 95.2373 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3431 EUR/TRY 53.1800 EUR/JPY 184.82 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1533 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9177 EUR/ALL 95.2373 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3431 EUR/TRY 53.1800 EUR/JPY 184.82 EUR/CAD 1.6074
₿ CRYPTO
BTC $63,436 ▲ +1.63% ETH $1,670 ▲ +2.45% XRP $1.1506 ▲ +0.68% SOL $66.2900 ▲ +2.24%
S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 94.78 ▲4.68 % ARI 4,319 ▼1.07 % S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 94.78 ▲4.68 % ARI 4,319 ▼1.07 %
EUR/USD 1.1533 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9177 EUR/ALL 95.2373 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3431 EUR/TRY 53.1800 EUR/JPY 184.82 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1533 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9177 EUR/ALL 95.2373 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3431 EUR/TRY 53.1800 EUR/JPY 184.82 EUR/CAD 1.6074
08 Jun 2026
Breaking
Maqedonia

Prokuroria hap hetim kundër dy vëllezërve për tentim vrasje në Shishovë

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj dy vëllezërve, 43 dhe 44 vjeç, të dyshuar për tentativë vrasjeje në fshatin Shishovë. Sipas Prokurorisë, dyshohet se deri te ky incident ka ardhur pas një mosëmarrëveshjeje në komunikacion.

“Më 6 qershor, pranë një autoplaci në fshatin Shishovë, dy vëllezër të moshës 43 dhe 44 vjeç kanë tentuar me paramendim t’i marrin jetën një personi, duke rrezikuar njëkohësisht edhe jetën e dy personave të tjerë.

Shkak për ngjarjen ishte një incident i mëparshëm në trafik, ku vëllai i të dëmtuarit dhe i dyshuari i parë, gjatë kalimit me automjete, kishin prekur pasqyrat anësore dhe më pas kishin hyrë në një debat verbal. I dyshuari e kishte kapur për fyti dhe e kishte kërcënuar, por dy dëshmitarë kishin arritur ta qetësonin situatën. Personi i sulmuar më pas e kishte marrë bashkëshorten nga puna dhe kishte telefonuar vëllain e tij për të kontrolluar nëse mund të ktheheshin të sigurt nëpër të njëjtën rrugë.

Pranë vendit ku kishte ndodhur incidenti i parë, dy vëllezërit e dyshuar ishin fshehur në një shkurre dhe po prisnin me armë zjarri kalimin e tyre. I dyshuari i parë kishte shtënë dy herë me pistoletë, duke e goditur vëllain e personit të sulmuar në kokë dhe duke i shkaktuar një plagë tangjenciale, ndërsa njëkohësisht kishte rrezikuar edhe dy personat e tjerë”, thonë nga Prokuroria.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.