☁️
Tiranë 13°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,609 ▲ +0.79% ETH $2,255 ▲ +0.54% XRP $1.2530 ▲ +0.13% SOL $95.8700 ▲ +1.04%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

Një dit pas zgjedhjeve, Abdixhiku: Reforma të thella në LDK – s’ka vend për ata që pengojnë partinë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka falënderuar votuesit dhe qytetarët e Kosovës pas rezultateve zgjedhore, duke thënë se partia ka hyrë në një fazë të re politike me “stabilitet të ri” dhe rikthim të besimit.

Në një reagim publik, Abdixhiku ka falënderuar votuesit e LDK-së dhe qytetarët për mbështetjen e dhënë.

“Votuesve tanë – ju faleminderit! Qytetarëve të Kosovës – mirënjohje për vlerësimin e dhënë dhe për mundësinë e dytë ndaj nesh”, ka shkruar ai.

Duke komentuar ndryshimet politike brenda pak muajsh, ai ka theksuar se LDK ka kaluar nga një periudhë e vështirë drejt konsolidimit të ri.

“Nga dhjetori deri më sot nuk ka kaluar shumë kohë. Në çdo normalitet kohor, gjërat nuk do të ndryshonin kaq shpejt por për LDK-në ishte ndryshe. Këtë herë për të mbarë. Nga një krizë historike drejt një stabiliteti të ri”, ka deklaruar Abdixhiku.

Ai ka bërë të ditur se LDK ka siguruar 20 mandate në Kuvendin e Kosovës.

Abdixhiku ka falënderuar edhe strukturat e partisë, duke vlerësuar angazhimin e tyre në procesin zgjedhor.

“Veprimtarëve tanë të palodhur – ju faleminderit! Ju jeni arsyeja e këtij rikthimi,” ka thënë ai, duke shtuar se partia do të vazhdojë me reforma të brendshme.

“Përpara nesh kemi edhe reforma të thella të brendshme. Na duhen njerëz që i japin vizionit tonë, që ndërtojnë bashkë me ne, e jo të tillë që vetëm marrin pa dhënë, pengojnë e shpresojnë në rrënim kolektiv për përfitim individual. Këto reforma do t’i bëjmë. Me prioritet, shpejtë dhe qartë si kurrë më parë” , ka deklaruar Abdixhiku.

Ai ka theksuar se Kosova ka nevojë për stabilitet politik dhe drejtim të ri.

“Kosova jonë vazhdon të jetë në krizë. Kosova jonë ka nevojë për stabilitet,” ka shkruar ai.

Në fund, Abdixhiku ka uruar edhe partitë e tjera për rezultatet dhe ka bërë thirrje për bashkëpunim politik në interes të vendit.

“Uroj të gjitha partitë politike në Kosovë për një garë demokratike dhe për rezultatin e tyre zgjedhor. Le ta shfrytëzojmë këtë rezultat për ta bërë vendin siç e meriton”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.