☁️
Tiranë 14°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,498 ▼1.42%
DOW 46,002 ▼0.92%
NASDAQ 21,505 ▼1.94%
NAFTA 95.24 ▲5.45%
ARI 4,383 ▼3.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $68,421 ▼ -3.46% ETH $2,049 ▼ -5.46% XRP $1.3445 ▼ -4.84% SOL $86.5600 ▼ -5.74%
S&P 500 6,498 ▼1.42 % DOW 46,002 ▼0.92 % NASDAQ 21,505 ▼1.94 % NAFTA 95.24 ▲5.45 % ARI 4,383 ▼3.72 % S&P 500 6,498 ▼1.42 % DOW 46,002 ▼0.92 % NASDAQ 21,505 ▼1.94 % NAFTA 95.24 ▲5.45 % ARI 4,383 ▼3.72 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Europa

Ish-partnerja e pilotit: Ai e kishte paramenduar ngjarjen

Piloti i dytë i “Germanwings” që mendohet se e përplasi qëllimisht avionin në Alpet franceze duke vrarë 150 persona, kishte thënë se, “një ditë të gjithë do të njohin emrin tim”.

alpet-avioniKëtë e ka bërë të ditur ish-e dashura e tij, e cila në një intervistë për gazetën gjermane “Bild” ka kujtuar fjalët e thëna nga Andreas Lubitz vitin e kaluar.

“Një ditë unë do të bëj diçka që do të ndryshojë gjithë sistemin dhe të gjithë do të mbajnë mend emrin tim”, janë fjalët e pilotit, të cituara nga ish-partnerja e tij.

Kjo e fundit, një stjuardesë 26-vjeçare që kishte fluturuar me Lubitz për 5 muaj vitin e kaluar, tha se ishte ndjerë e shokuar kur kishte marrë vesh lajmin e rrëzimit të avionit ditën e martë.

“Nëse Lubitz e rrëzoi qëllimisht avionin, ai e bëri këtë sepse e kuptoi që për shkak të problemeve shëndetësore, ëndrra e tij e madhe për një punë tek “Lufthansa” si kapiten ishte praktikisht e pamundur”, tha vajza për “Bild”.

Kutia e zezë që regjistroi zërin tregoi se Lubitz u mbyll në kabinën e pilotit, duke lënë kapitenin jashtë dhe e përplasi avionin me malet, në atë që duket të ketë qenë një vetëvrasje dhe vrasje në masë.

Prokurorët gjermanë kanë deklaruar ndërkohë se kanë gjetur dokumente mjekësore në shtëpinë e pilotit, që sugjerojnë ekzistencën e sëmundjes së tij dhe vërtetojnë trajtimin e tij mjekësor. Ata thonë se Luitz ua kishte fshehur sëmundjen punëdhënësve të tij.

“Ne u ndamë sepse u bë e qartë që ai kishte probleme. Ai kishte makthe dhe zgjohej natën duke klithur: po rrëzohemi”, ka treguar më tej ish-e dashura e tij.

Ndërsa një ish-shok i shkollës së pilotëve ku Andreas Lubitz kishte marrë mësime tha për BBC se ai e njihte zonën e Alpeve ku përplasi avionin, pasi kishte qenë ajte me pushime.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.