🌤️
Tiranë 9°C · Kryesisht kthjellët 05 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,567 ▲ +0.29% ETH $2,061 ▼ -0.39% XRP $1.3015 ▼ -1.19% SOL $79.7400 ▼ -1.48%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
05 Apr 2026
Breaking
Bota

Ish shefat e NATO’s dhe ata amerikanë të Mbrojtjes këshillojnë Britaninë kundër daljes nga BE

Ish sekretarët gjeneralë të NATO’s e kanë këshilluar Britaninë e Madhe të martën se dalja nga Bashkimi Europian do t’i ndihmonte armiqtë e Perëndimit, kurse ish shefat amerikanë të Mbrojtjes dhe ata të Jashtëm e kanë paralajmëruar Britaninë se nëse del nga BE atëherë do të këtë më pak pushtet.

Reuters shkruan se ky paralajmërimi i dyfishtë vjen përderisa dy fushatat për dhe kundër Brexit kanë nisur retorikën për ndikimin që do të kishte në sigurinë e Britanisë së Madhe qëndrimi apo dalje nga BE, transmeton Gazeta Express.

Kryeministri David Cameron tha të hënën se Britania është më e sigurt në BE, ndërsa ish kryetari i Londrës, Boris Johnson, anëtar i Partisë Konservatore të Cameronit, akuzoi këtë të fundit për sugjerimin se do të shpërthente një luftë e tretë botërore nëse britanikët votojnë për të dalë nga EU në referendumin e 23 qershorit.

Pesë ish shefat e NATO’s, Peter Carrington, Javier Solana, George Robertson, Jaap de Hoop Scheffer and Anders Fogh Rasmussen, kanë thënë se imponimi i sanksioneve nga ana e BE-së kundër Rusisë dhe Iranit, një lëvizje e udhëhequr nga Britania, ka treguar rëndësinë e Bllokut.

“Brexit, padyshim se do të çonte në humbjen e ndikimit të Britanisë, do ta minonte NATO’n dhe do t’i jepte ndihmë armiqve të Perëndimit, tamam kur ne kemi nevojë të qëndrojmë krah për krah në komunitetin Euro-Atlantik kundër kërcënimeve të përbashkëta,” kanë shkruar ish shefat a NATO’s në një letër për gazetën the Daily Telegraph.

Ndërkohë, në një letër të ndarë për the Times, 13 ish sekretarë të shtetit amerikan dhe këshilltarë kombëtarë dhe të mbrojtjes nga çdo administratë e ShBA-së, nga Obama deri të Jimmy Carter në fund të viteve 1970-ta, kanë thënë se pozicioni global i Britanisë do të vuante nëse kjo e fundit del nga BE.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.