☁️
Tiranë 9°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 102.47 ▲1.08%
ARI 4,728 ▲1.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $67,903 ▼ -0.44% ETH $2,095 ▲ +0.63% XRP $1.3362 ▼ -0.51% SOL $82.9200 ▼ -1.42%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.47 ▲1.08 % ARI 4,728 ▲1.06 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.47 ▲1.08 % ARI 4,728 ▲1.06 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Bota

ISIS apel refugjatëve: Kthehuni pas në tokën tuaj!

Vërshimi i emigrantëve drejt Europës ka vënë në lëvizje dhe makinërinë propagandistike të ISIS-it.

Pas publikimit në revistën e tij online “Dabiq” të fotos së vogëlushit trevjeçar Aylan të shtrirë pajetë në brigjet e Turqisë me në krah titullin: “Rreziku i braktisjes së shtëpisë së Islamit”, tani militantët po qarkullojnë në rrjetet e lidhura me grupin xhihadist edhe video ku i ftojnë refugjatët të kthehen në vendet e tyre.

Një nga filmimet, ku besohet të flasë vetë lideri i Shtetit Islamik, Al Bagdadi, i drejtohet të gjithë refugjatëve në “tokat e koalicionit të krishterë” dhe përshkruan odisenë e atyre që trokasin në portat e Europës.

Në të përcillen pamje të emigrantëve të keqtrajtuar e prangosur në shtetet ballkanike si dhe ato të anijeve të shpëtuara në Detin Mesdhe. Përpos kësaj, ISIS-i ka nisur dhe një fushatë në Twitter me hashtagun në gjuhën arabe, ku i fton emigrantët të kthehen mbrapsht.

“Po ku shkoni?! Këtu në kalifatin islamik jetohet shumë mirë, kemi telefon, internet e makina”, dëgjohet të thotë një burrë në një tjetër filmim që qarkullon në internet.

Për të bindur sirianët të mos largohen është krijuar edhe një seri videosh të reja ku refugjatët paralajmërohen mbi zhgënjimet që i presin në shtetet për ku janë nisur.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.